Genci kritikon Eliza Dushkun

Genc Prelvukaj ka qenë një nga të rrallët që ka kritikuar realizimin e dobët të dokumentarit të Eliza Dushkut, “E dashura Shqipëri”.

Reperi dhe producenti muzikor ka lëshuar kritika për mënyrën se si Kosova dhe Maqedonia paraqiten në këtë dokumentar.

“Prishtina xhirohet vetëm në ambient të mbyllur që nuk dihet ku është e Maqedonia; vetëm një objekt fetar, pa u marrë gjërat vitale të të dy shteteve. Kështu që mbes në atë që e kam thënë edhe në Tiranë se e vetmja gjë e mirë e kësaj është vetëm ideja”, ka thënë ai në një intervistë për RTV 21, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Back to top button