Sonte premiera e shfaqjes për fëmijë “Kaseta” (VIDEO)

Qendra Teatrore për Fëmijë (QTF) me seli Shkup sonte në ora 19.00 në skenën e saj do të shfaq para publikut më të rinj  shfaqjen për fëmijë “Kaseta” nga Denis Magnuson. Me këtë premierë do të fillojë dhe sezoni 2012/13 i QTF.

Teksti i “Kasetës” thonë nga QTF në mënyrë të mençur dhe të guximshme merret me çështje të thella ekzistenciale për fëmijët përmes syve të njëmbëdhjetëvjeçares Tyva, siç janë: vetënjohja, sekretet e shumta të krijimit të identitetit të vet, bota fëmijërore në raport me atë të të riturve.

“Tyva, heroi i këtij tregimi, është një vajzë e vetmuar e cila kohëve të fundit e lë pas dore shkollën, i humb një nga një të gjithë shokët e vet dhe mbi të gjitha arsimtarët frikësohen se Tyva ka hyrë në një periudhë depresive. Kjo e brengosë babain e saj i cili është pedant, ambicioz dhe pëplot me përkujdes ndaj Tyvës… Se cfarë do të ndodhë me të, ejani sonte në premierë dhe do ta zbuloni” thonë organizatorët e QTF.

Regjisor i dramës është Sofija Ristevska ndërsa luajnë: Aida Elezi, Blerim Dardhishta dhe Ibrahim Xhemaili. 

Pas premierës do të pasojnë 30 repriza falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore nga Shkupi. Shfaqja është e paraparë për fëmijë nga mosha 11 deri në moshën 14 vjeçare, gjegjësisht për nxënësit e klasave të nalta.

”Kaseta” na mundëson përmes ikonografisë moderne dhe urbane të një subkulture urbane të rrëfejmë një fabul teatrore për frikat dhe pyetjet më të panjolla dhe ekzistenciale të fëmijëve dhe të të rinjëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button