Më 18 tetor fillon festivali “Ditët e Naimit”

Prej 18–21 tetor, do të mbahet në Tetovë, Prizren dhe në Prishtinë edicioni i XVI i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Ky shenjues kulturor e letrar zhvillohet në jubileun e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe me PEN-in e Kosovës. 

Në këtë edicion janë paraparë të mbahen një sërë aktivitetetesh letrare, artistike dhe kulturore. Ardhjen në këtë edicion e kanë konfirmuar 30 poetë nga vende të ndryshme të botës si: SHBA, Argjentinë, Finlandë, Norvegji, Danimarkë, Holandë, Gjermani, Itali, Francë, Spanjë, Senegal, Marok, Izrael, Palestinë, Indi, Lituani, Ukrainë, Algjeri, Bullgari, Turqi, Slloveni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe nga e gjithe hapsira shqiptare, pastaj aktore, gazetarë e dashamirë te poezisë, të Festivalit, të Naim Frashërit – tha drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu.

Hapja festive e Edicionit të XVI do të bëhet me anë të ndezjes së fishekzjareve para Qendrës së Kulturës, më 18 tetor (e enjte), në orën 19.30. Në fillim nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme letrare, arsimore, politike e fetare do të vendosen kurrora lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar “Naim Frashëri” që ndodhet në qendër të Tetovës, të cilin Drejtoria Festivalit e pat ngritur në 100 vjetorin e vdekjes së tij. Pastaj, në foajenë e Qendrës së Kulturës, do të hapet ekspozita ‘Pelikani’ me titull ‘100 Vjet Pavarësi e piktorit Miftar Mehmeti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button