Të punësuarit e OHIS-it kërkojnë 14 rroga

Zgjidhja e statusit të punonjësve dhe kompanisë kërkuan sot nga Qeveria të punësuarit e QHIS-it të falimentuar.

Nga Qeveria, si pronare e shumicës së kompanisë, kërkuan pagesën e 14 rrogave dhe zgjidhjen e statusit të 800 të punësuarve, sepse një pjesë e reparteve tashmë 10 muaj janë të mbyllura. Nga sindikata e kompanisë theksojnë se një pjesë e të punësuarve do të largoheshin nëse u sigurohet pako e mirë sociale.

Numri i të punësuarve, i cili për investitorët potencial është i madh, është pengesa më e madhe për shitjen e OHIS-it në tetë tendera.

Ministria e Ekonomia shpalli tenderin e nëntë i cili përfundon në fund të tetorit. Jozyrtarisht ka dy kompani të interesuara, por nuk dihet me çfarë oferte do të japin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button