Allegri: Milani do të kthehet

Massimiliano Allegri është i bindur se Milani ka fuqi për të garuar për titullin e Serie A këtë sezon, edhe pse gjendet 12 pikë prapa liderit Juventus.

“Gjërat nuk do të ndryshojnë brenda natës, e as një ndeshje e vetme nuk do të na ndryshojë sezonin, por është rëndësishme të çohemi sërish”. Gjëja e parë që duhet ta bëjmë është që të gjejmë vazhdimësi në rezultatet tona”.

“Duhet të përmirësohemi në mbrojtje dhe duhet të bëhemi më të mirë në sulm. Tash për tash, po krijojmë shumë raste, por nuk po i shfrytëzojmë sa duhet”, ka thënë strategu italian për faqen zyrtare të klubit.

Allegri është i bindur se dyshja braziliane, Robinho dhe Alexandre Pato, do të ndihmojë në rikthimin e Rossonerëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button