Shqiptarët, dikur dhe tani

Shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër të Evropës, trashëgimtarë të popullit Ilir.  Ata së pari u emërtuan si Arbër duke gjallëruar tërë vendin ku ata jetonin. Me kalimin e kohës erdhën edhe shumë popuj tjerë duke sjellur edhe emra të ri për shqiptarët, si Alban, Arvanit, Arnaut etj. Mes tjerash, ata shqiptarëve ju sollën beteja dhe sfida të rënda, për shqiptarët dikur nuk ishte me rëndësi me kë përballeshin por se çfarë do fitonin nga ajo përballje, duke pasur parasysh se pa i kaluar gjembat, nuk arrihet deri tek trëndafili.

Shqiptaret dikur kishin kaluar vite të rënda lufte, për tu përballur me të lehtat, fitoret. Ata dikur ishin përballur me të keqen, armikun, për tu takuar me të mirën, krenarinë. Dikur ishin përballuar me të shumtuarën, kufomat e familjarëve,  vetëm që një ditë ta takojnë të bukurën, lirinë.

E tani shqiptarët jo që se njohin të lehtën, të bukurën dhe të mirën, por kanë harruar se si të përballen me vështirësitë. Dikur shqiptarët studionin për ta mposhtur armikun, e tani studiojnë për ta ngritur. Dikur luftonin për të drejtat, e tani po mburren me shkeljet. Dikur e donim gjuhën shqipe, e tani me krenari flasim gjuhët e të tjerëve. Dikur të gjithë vdisnin për flamurin, e tani të gjithë po heshtin edhe kur digjet e nënçmohet shqipja. Shqiptarët nuk lejonin të udhëhiqeshin nga tjerët sepse ishin të zotët e vetvetes.

Nuk e di edhe sa do na zgjas shqiptarëve të kemi të tashmen ndryshe nga e kaluara, por dhashtë Zoti të mos jetë e ngjashme e ardhmja me të sotmen , jo pse ne nuk duam, por është gjë që nuk ju takon shqiptarëve.

Shqiptarëve dikur fjala ju kalonte në vepër e tani po ik dhe po ju fshihet diku në mjegull. Shqiptarët jo se i ndryshoi koha por janë mbushur me interesa. Dikur Naim Frashëri qante hallet e Shqipërisë, e mjerimi ku kemi ardhur ne sot, nuk na lejon as ti qajmë hallet tona.
Të mundohemi të kuptojmë gjërat e pa shpjeguara, mos të kerkojmë nga ujku ta spjegojë shpirtin e tij, sepse ai është i uritur, e uria nuk nxjerr llafe. I kemi dhënë aq shumë horizont së keqes sa që venat tona janë mbushur me helmin e saj, e sikur të vdisnim një herë nga ky helm,  e të mos jetojmë të varur prej saj. Sikur të vdisnim një herë nga topat e luftës e të preheshim në pafundësi, por jemi duke vdekur çdo ditë e nga pak nga e mjera liri.
Kemi luftuar për të qenë të lirë e liria po na vret, liria çdo herë na deshi se për të luftuam, por ajo ishte e bukura, e ne e shëmtuam.

Lajme të ngjashme

Back to top button