Xavi: Messi, më i miri i të gjitha kohërave

Mjeshtri i mesfushës blaugrane, Xavi Hernandez, e ka etiketuar Lionel Messin si më të mirin e të gjitha kohërave që ka luajtur futboll.

Reagimi i futbollistit spanjoll vjen pas deklaratave të Jose Mourinhos se “nëse Messi është më i mirë në Tokë, Cristiano Ronaldo është më miri në univers”.

“Në zhveshtore, Leo Messi është ndoshta më i qeti, një person i jashtëzakonshëm. Numër një. Për mua, ai është më i miri i të gjitha kohërave dhe i ka kaluar të gjithë”.

“Ai është më i miri deri më tani dhe loja e tij është shumë më e rëndësishme se e Cristianos”, ka thënë Xavi për Radio Catalunya./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button