Disfatë e hidhur e Shqipërisë përballë Islandës (VIDEO)

Shqipëria pëson një disfatë të hidhur në shifrat 2-1 përballë një Islande cinike por të saktë në “Qemal Stafa”. Me objektivin për të fituar një ndeshje që ishte cilësuar kyce për ecurinë e eleminatoreve, kuqezinjtë e De Biazit që e nisin nga minuta e parë duke iu besuar të rinjve Edgar Cani e Armando Sadiku në sulm, hasën vështirësitë e zakonshme përballë skuadrës së Lars Lagerbak që ndryshe nga shumë vizitorë të tjerë në “Qemal Stafa”, preferonte të ruhej për të goditur në moment fatale.

Në entuziazmin e lojtarit të 12 ishin kuqezinjtë që dhanë sinjalin e parë me një tentativë të Alban Mehës, Shqipëria përpiqet të krijojë përpara por problemet reale i ka pas, aty ku dobësitë e vjetra rishfaqen sërish në minutën e 19, kur përballë shtatlartëve të veriut të kontinentit, mbrojtja lejon një volejboll me kokë brenda zonës që pasi kalon rrjetën virtual të qendërmbrojtësve prezanton Birikir Bjarnarson përballë Ujkanit dhe mesfushori 24 vjecar shënon rigoriozisht me kokë. Shqipëria arrin ta kalojë shpejt momentin e trondijes e pësimit të një goli të tillë dhe hidhet menjëherë në sulm. Në minutën e 24 Sadiku jep nga e djathta një asist për Bulkun që në pozicion qëndron, gjuan por nuk arrin të shënojë.

Ofensiva kuqezi vazhdon, me Shqipërinë që krijon volum loje por has vështirësi në pasin final e konkretizimin para porte e gjithsesi këmbëngulja e shpërblen në minutën e 29 kur Alban Meha arrin ta tejkalojë këtë vështirësi duke i dhuruar Edgar Canit pasimin e artë që sulmuesi e shndërron në sinjalin e oshëtimës së “Qemal Stafës” me golin që ekuilibron shifrat. Minutat në vijim protagonizmin e merr rrebeshi që vështirëson gjithcka në maksimum e madje në pushimin mes pjesave rrezikon deri në një pezullim të lojës me fraksionin e dytë që fillon me 20 minuta vonesë por gjithsesi skuadrat rikthehen në fushë, që këtë herë shikon një Islandë të përkushtuar vetëm për të mos rrezikuar. Ndërsa Shqipëria ku Meha ia ka lënë vendin Odise Roshit kërkon golin e fitores me tentativat e Bulkut e Sadikut si në këtë episode të minutës së 57, në minutën e 75, De Biazi provon të rrisë forcën ofensive duke hedhur në fushë Salihin për Gilman Likën por rasti i pafalshëm i vjen për këmbët e Odise Roshit në minutën e 71 kur mesfushori e tepron me vrullin dhe pasaktësinë e tij duke mos kordinuar një goditje që mund të kishte ndryshuar fatet e gjithë takimit.

Një Islandë që deri në ato momente nuk ishte dukur shumë nga anët e Ujkanit merr frytet e cinizmin të lojës së saj në minutën e 81, kur Gulfi Sigurdson në një goditje dënimi kopjon Pirlon apo Ronaldon me një gol të bukur që e vë Shqipërinë e futbollit para realitetit të hidhur. Në disavantazh kur mbeten më pak se dhjetë minuta nga fundi, tentativat e djemve të De Biazit vijojnë deri në fund me italianin që i provon të gjitha duke futur në minutën e 85 Bogdanin në vend të Ervin Bulkut, por emëruesi i përbashkët i thuajse gjithë aksioneve me përjashtim të golit mbetet i njëjti mungesë pasimi final e saktësie para porte, që e lë shqipërinë me idhtësinë e disftaës 2-1 në vërshëllimën finale të kryesorit finlandez, Toni Asuma, që i lë kuqezinjtë në kuotën e 3 pikëve të fituara me Qipron pas tre ndeshjeve të zhvilluara në eleminatoret e Brazil 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button