De Biasi: Dy pakujdesi, dy gola

Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Gianni de Biasi, thotë se disfata nga Islanda erdhi nga dy pakujdesi të repartit mbrojtës.

“Ishte një takim që duhet ta fitonim, por që nuk ia arritëm. Edhe terreni ndikoi deri diku, por nuk është ky një justifikim”.

“Pësuam një gol në pjesën e parë, i cili erdhi nga një pakujdesi e mbrojtjes sonë dhe baraspeshuam gjithçka, duke u rikthyer në fraksionin e dytë të takimit me besim për të marrë rezultatin e kërkuar. Mendoj se luajtëm më mirë se kundërshtari, e cila nga ana e vet kishte një skuadër të mirë dhe me lojtarë që kishin kualitet’.

“Islanda e arriti fitoren edhe falë atij faulli të falur nga gjyqtari, të cilin e shndërruan në gol. Pësuam dy herë nga ato pozicione që unë i druhesha gjatë gjithë javës, ku kemi punuar shumë në këtë drejtim, por nuk mundëm që t’i ndalnim. Është një humbje që djeg shumë”, ka thënë italiani. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button