Messi “tërheq” edhe Argjentinën

Lionel Messi fillon të bëhet i rëndësishëm edhe për Argjentinën. Talenti i Barcelonës realizoi një dygolësh në ndeshjen ndaj Uruguajit të zhvilluar në Islas Malvinas të Mendozas, rreth 1 mijë km larg Buenos Aires.

“Pleshti” ishte ai që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 65, ndërsa Aguero Vulosi 3 pikëshin. Perla e dytë e sulmuesit të Barcelonës erdhi në minutën e 79 të takimit, duke hedhur në tapet kampionët e Amerikës Latine.

Nuk zhgënjen as Kolumbia që kaloi 2-0 Paraguajin me dopietë të të përhershmit Falcao, ndërsa Ekuadori ruan pathyeshmërinë me suksesin 3-1 ndaj Kilit. Takimi i fundit për grupin eliminator ishte ai mes Bolivisë dhe Perusë që u mbyll në barazim 1-1. Pas këtij raundi, Argjentina kryeson me 17 pikë, 1 më shumë se Kolumbia dhe Ekuadori. Vendin e katërt dhe të pestë e mbajnë Urugiaji dhe Kili me nga 12 pikë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button