Cana: Në shtëpi, gjithmonë fitore

Lorik Cana thotë se Shqipëria do të kërkojë fitore në dy ndeshjet e radhës në Qemal Stafa, atë të sotme ndaj Islandës dhe ndeshjet e të martës ndaj Sllovenisë.

“Shqipëria do të zbresë gjithmonë në fushë për tri pikët kur bëhet fjalë për ndeshjet brenda”, ka thënë Cana për të paralajmëruar se ndaj rivalëve më mesatar duhet të jemi më të vëmendshëm.

“Në letër këto duhet të jenë gjashtë pikë, por edhe në të shkuarën kemi treguar se kemi luajtur më mirë me ekipet e mëdha dhe më pak me ekipet e ashtuquajtura të kalibrit tonë”.

“Pra, ashtu si mund të marrim gjashtë pikë, mund të marrim edhe dy barazime, apo dy humbje. Por, realisht ne do të zbresim në fushë dhe do të kërkojmë dy fitore, por nëse vjen një barazim, atëherë qëndron, pasi kundërshtari nuk është i dorës së fundit, ndaj dhe s’mund të konsiderohet si surprizë”, ka thënë Cana, përcjell Sporti Shqiptar. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button