Gjermania është nën presion

Mesfushori gjerman, Mesut Oezil, thotë se pritjet nga tifozët e ‘die Mannschaft’ janë të shumta, prandaj presioni mbi përfaqësuesen është i madh.

“Kemi shumë presion. Të gjithë duan që ekipi kombëtar të fitojë secilën ndeshje. Ky është presion”, citon Bild fjalët e futbollistit të Real Madridit.

23-vjeçari, po ashtu, ka mohuar deklarimet e Bastian Schweinsteiger se disa nga lojtarët nuk u angazhuan sa duhej në Euro 2012.

“Nuk mund të konfirmoj çfarë ka thënë ai. Unë kam qenë atje, në mes të ngjarjes. Mendoj se secili ka luftuar për skuadrën dhe bashkëlojtarët”, ka shtuar mesfushori me prejardhje turke./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button