Nesër nis java globale e sipërmarrësisë

Në organizim të PSM Fondacionit prej datës 12 deri më datën 18 muajin e ardhshëm do të mbahet Java globale e sipërmarrësisë.

Një pjesë e ngjarjes do të jenë konferenca të ndryshme dhe trajnime në më shumë qytete në Maqedoni.

Siç paralajmëruan organizatorët sot në konferencë për shtyp, Java globale e sipërmarrësisë hapet me të a.q. biznes-rrjetëzim i cili parasheh takime të biznesmenëve dhe sipërmarrësve shtetërorë me entuziastë të rinj nga sfera e punës afariste.

PSM nga 5 tetori deri më 1 nëntor do të organizojë garë për përpunimin e logos më kreative për internet faqen www.Pretpriemac.mk. Zgjidhja më e mirë do të shpërblehet me tablet Asus google nexus 7. Fituesit do të shpallen zyrtarisht më 15 nëntor për kur është caktuar edhe hapja e ekspozitës në PSM Fondacionin me ide më inovative.

Java globale e sipërmarrësisë është ngjarja më e madhe në korniza botërore për promovimin dhe nxitjen e sipërmarrësisë në mesin e të rinjve. Mbahet në të njëjtën kohë në më shumë se 120 vende. Maqedonia është pjesë e kësaj lëvizje pesë vite, nga viti 2008 kur për herë të parë u mbajt në nivel global./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button