Hapet Akademia për menaxherë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë promovuan Akademinë për menaxherë, e cila është nën kompetenca akademike të City kolexh – Fakultetit ndërkombëtar të Universitetit Shefild.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev theksoi se menaxherët e kompanive të Maqedonisë, tani e tutje do të kenë mundësi t’i mbindërtojnë njohuritë e tyre dhe të rikualifikohen në akademinë, që është me nismë të Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë dhe kryetarit Zllatko Kalenikov, formohet në Shkup.

“Qëllimi jonë, si Ministri e Arsimit dhe Shkencës është t’ju mundëojmë menaxherëve tanë mundësi të vazhdueshme për mbindërtim të njohurive përmes programeve dhe modeleve që i ofron akamedia, për të cilin qëllim është paraparë që Ministria të ndajë 10 bursa. Krahas ndarjes së bursave, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pasur një rol të rëndësishëm në formimin e akademisë, si dhe në promovimin e asaj, theksoi Kralev.

Lajme të ngjashme

Back to top button