Pas mbledhjes së LSDM-së, Zaev: Besoj që funksionarët e lartë të LSDM-së nuk kanë gabuar në rastin “Reket”

Kryeministri Zoran Zaev sonte pas takimit të Këshillit Qendror të LSDM-së tha se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm që të mos shkelin ligjin, pavarësisht se kush janë ata.

Ai thotë se ligjet në shtet janë në fuqi. Zaev thotë se askush nuk po bën më presion, transmeton Faktor.mk, përcjell Portalb.mk.

Kryeministri beson se nuk ka njerëz të partisë që janë përfshirë në rastin Reket, por nëse ka dëshmi për ndonjë, ai thotë se të gjithë duhet të japin përgjegjësi.

Zaev ka mohuar se ka biseduar me Boki 13 për Orce Kamçev dhe Katica Janevën.

Zaev gjithashtu njoftoi se  nesër  do të paraqesë propozim deri në Kuvend me ndryshimet e reja në ekzekutiv. Zaev njoftoi se si ministre të re të Financave do të propozon Nina Angellovskën, ndërsa si zv.ministër i Arsimit do të propozohet Elizabeta Naumovska. Zv.ministri aktual i Ekonomisë Kire Naumov do të drejtoj Bankën për Zvillim ndërsa Kire Kolemishevski do të jetë zv.ministri i ri i Ekonomisë. Kreu i ekzekutivit, Zaev mes tjerash informoi se  Nexhat Mehmedoviç do të jetë zv.ministër për Sistem Politik.

Këshilli Qendror i LSDM-së sonte  gjithashtu zgjodhi edhe nënkryetarët e partisë. Petre Shilegov dhe Frosina Remenski do të largohen nga kjo pozitë . Kosta Petrov dhe Milla Carovska do të jenë nënkryetarë të rinj ndërsa Oliver Spasovski, Damjan Mançevski dhe Muhamed Zeqiri do do të vazhdojnë të jenë nënkryetarë të LSDM-së.

Ndërsa në krye të komisionit Një shoqëri për të gjithë mbetet Gjylymsere Kasapi.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button