Mbi 4 orë u mor në pyetje Janeva nga Ruskoska, nuk ndihet fajtore

Pas katër orëve marrje në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion nga ana e shefes Vilma Ruskoska, kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, ka dalë lirshëm prej Prokurorisë. Marrja në pyetje e saj do të vazhdojë edhe më tej, ndërkaq ajo nuk e di nëse do të zgjerohet hetimi “Reket” edhe kundër saj, njofton Portalb.mk.

“Unë nuk mundem të them nëse hetimi do të zgjerohet kundër meje. Për atë do ta pyetni prokuroren. Unë nuk ndihem fajtore”, tha Janeva.

Janeva nuk dëshironte që të japë detaje për atë se çfarë është pyetur brenda, për shkak të fshehtësisë së hetimit. Ajo është përgjigjur vetëm në dyshimet se i ka formatuar tre telefonat, përpara se t’i merren me urdhër të prokurores Ruskoska.

“Nuk është e saktë se janë humbur tre telefonat. Është humbur vetëm telefoni i tretë, dy të tjerët gjenden në Prokurori për ekspertizë”, tha Janeva.

Në pyetje gazetareske nëse i ka formatuar përpara se t’i dorëzojë në Prokurori, Janeva tha se ajo nuk është e saktë.

Ajo as ka konfirmuar, as ka mohuar nëse është zëri i saj që dëgjohet në incizimet ku i drejtohet Orce Kamçevit dhe tha se hetimi rreth asaj zgjatë dhe se nuk mundet tani të pranojë ose mohojë për çështje të caktuara që janë lëndë e hetimit.

Ndryshe, Janeva, sot është paraqitur në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe dha dëshmi për rastin “Reket”.

Katica Janeva
Katica Janeva

“Unë ende jam prokuror special. Prokurorët e mi i punojnë lëndët dhe shpresoj se këtë vjeshtë do të ketë përfundim të disa rasteve. Në lidhje me dëshminë time të sotme  shpresoj se me argumentet e mia do ta përshpejtoj hetimin”, tha Janeva.

Ajo sot u është përgjigje shumë pyetjeve të cilat janë hapur në opinion, pasi që muajin e kaluar është hapur lënda “Reket”, sipas të cilit dyshohet që të Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski – Kiçeec kanë reketuar biznesmenë, me qëllim të lehtësimit të lehtësimit të lëndëve gjyqësore që i udhëheqë Prokuroria Speciale.

Janevën përpara Prokurorisë e solli shoferi i saj, ndërkaq përpara derës e ka pritur avokati Stevan Pavleski, i cili është ish prokuror.

Është e rëndësishme që Pavleski është avokat i biznesmenit Cvetan Pandeleski, i cili bashkë me Orce Kamçevin janë të dyshuar në rastin “Perandoria”. Edhe Pandelevski, ashtu sikur Kamçev kanë marrë pasaportë të përkohshme, me nënshkrim të Janevës, pa pajtueshmëri të prokurores së rastit, Lile Stefanova. 

Gjatë gjithë kohës, derisa ka folur Janeva për mediat, pasi doli nga Prokuroria, Pandelevski e sugjeronte që të tërhiqet dhe të mos u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Derisa pritej që me hapjen e rastit “Reket”, Janeva të suspendohet, ajo javën e kaluar është kthyer nga pushimi vjetor dhe që prej më 12 gusht është në punë.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për tia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 ka marrë para prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button