Shundi dhe kiçi

Jemi në kohën ku kriza artistike është në prag të kulmit të saj. Numri i “artistëve” të rremë është  zmadhuar sa të parët tanë do të krenoheshin me këtë fakt sikur mos ta kishin ditur se çka po kultivojnë këta “artistë” . Fakt shumë i dhimbshëm.  Muzika shqipe është degraduar dhe na bën të  turpërohemi me atë se çfarë shfaqet nëpër kanalet televizive apo  atë që qarkullon nëpër radio stacione, e mos të flasim se çka na servon interneti.

Fatkeqsisht muzika shqipe u shndërrua në  mall për treg, e fajtorët për këtë janë të shumtë.

Fillimisht fajin e kanë të ashtuquajturit  “kompozitorë” të cilët vunë themelin e degradimit të folklorit tonë grandioz. Në të, futën elemente rome, sllave,  turke, arabe e  lloj lloj elementesh  te huaja përpos ata të bukurat shqiptare. E vranë muziken me këtë bazament ku pastaj në shkatërrimin më të fuqishëm u inkuadrua populli i mjerë  të cilit filloi ti pëlqejë degjenerimi  i muzikës shqipe.

Nëpër dasmat e familjarëve tanë vazhdimisht këndohen këngë që nuk janë shqipe dhe po ti krahasojmë me dasmat rome apo sllave shohim se kemi filluar tu ngjasojmë më tepër se ç’duhet atyre që janë më poshtë se ne në ç’do aspekt.  Vallë ku u zhduk krenaria jonë shqiptare ?!

Morri hov shundi dhe kiçi, zhanër i cili e  goditi për  vdekje  artin e pastërt shqiptarë , dhe dita ditës shkon duke u bërë vetëm zi e më zi, sepse të rrallë kanë mbetur artistët e vërtetë të cilët prodhojnë për hirë të artit e jo për xhepin e tyre, e fatkeqsisht veprat e tyre llogariten të pavlera (nga të paditurit), sepse nuk paskan klikime në internet më tepër se ata të degjeneruarit të cilët nuk kendojnë por me palljen e tyre u ngjasojnë kafshëve të mjera, krijesa për të cilat kam më tepër dashuri.

Për ata që nuk e dijnë, shund dhe kiç e quajmë atë lloj të muzikës i cili nuk ka origjinë popullore por është një përzierje elementesh që i ceka pak më parë, domethënë krijohet një konglomerat me mbeturinat e kulturave të popujve përreth, dhe si përfundim del këngë që nuk ka tipare të asnjë kulture  dhe paraqitet në audiencën shqipe.

Një pjesë të fajit ka edhe teknologjia e tepruar e cila ju dha hapsirë të degjeneruarve të mbulojnë anti-talentin e tyre me anë të kompjuterit, dhe me këtë veprojnë vazhdisht duke e vrarë muzikën e pastërt shqipe, dhe në këtë mënyrë kompjuterike prodhohet mall në më tepër zhanre veçë  nga shundi dhe kiçi.

Zhanret e degjenerimit janë të ndryshme dhe për nga numri e mundin  artin e mirëfilltë. Kam hasur në një periudhë kur çdo i katërti adoleshent mashkull  kishte mundësi të inçizonte veten nëpër disa studio amatore, duke kënuar këngë të zhanrit “Rap Komercial ”, zhanër i cili nuk ka të bëjë me asnjë vlerë artistike, por edhe që ngërthen në vete me qindra veti negative. Ky stil i zhurmës, ka dhe mënyren e veçantë të veshjes nga kultivuesit dhe nga dëgjuesit e tij e cila nuk ngjan si njerëzore, ka edhe mënyrën e të folurit ndryshe nga njerëzit normal, ka tekste të këngëve që këndohen me fjalorë të fëlliqur, dhe që nxitë vetëm në dhunë dhe poshtërsim të vëllezërve shqiptarë në mes vehte, kultivohet gjegjësitsht nga banditët dhe gjithashtu nëpër tekste të këngëve, shprehet edhe dashuri ndaj lëndëve narkotike (gjë që llogaritet trimëri nga ana e tyre). Gjë e “bukur” kjo apo jo? Përsëri pyes veten dhe të gjithë juve, a thua ku u zhduk krenaria e popullit tonë ?! Tani po mburremi me atë që më parë turpëroheshim.  Fëmijët e moshës së mitur madje edhe në moshë nën dhjetë vjeçare, i ndëgjojnë këto këngë dhe tekstet e tyre të ndytura i këndojnë përmendësh dhe futen disi në boten e tyre e cila më tutje i çon drejt devijimit. E them këtë ngase vet isha viktimë e këtij stili në një periudhë të papjekurisë sime. E shihni deri ku mund të shkojë fuqia shkatërruese e anti vlerave të muzikës?

Pastaj në shkatërrim kyçet edhe pasioni për tu bërë të famshëm, ku të privilegjuar dhe të shpërblyer me këtë famë më tepër janë këngëtaret e gjinisë femërore  ku me zhveshjen e tyre nëpër videoklipet gjysmë pornografike arrijnë kulmin e suksesit të famës, nga klikimet përsëri të popullit të paditur dhe injorant. Jo që nuk mund t’ju funksionojë edhe meshkujve kjo mënyre. Ata fusin modele femra përsëri të zhveshura nëpër videoklipet e tyre përsëri gjysmë pornografike dhe ja ku po i pret çelësi i “suksesit” edhe këngëtarët meshkuj.  E me artin çfarë ndodhë? Punë e madhe, mjafton këta injorantë të jenë të famshëm, e se çfarë i bëjnë muzikës, ajo nuk ka fort rëndësi, pasi që nuk ka kush i dënon rëndë për këtë. Apo? Domethënë edhe regjimi  politik shtetërorë paska ndikimin e tij drejt shkatërrimit të vlerës muzikore!

Demokracia jep liri të plotë, por normalisht edhe kjo ka kufirin e saj, dhe kundrejt veprave penale janë sanksionet. Po ti pyesim artistët se prodhimi i muzikës jo-kualitative, nëse llogaritet si vepër penale, mes iguri se ashtu do ta quajnë. Pushteti ka për detyrë të merret me ç’do çështje që ka të bëje brenda në të, për këtë ka edhe ministrinë e kulturës e cila asnjëherë nuk ka marrë ndonjë masë për pastrimin e artit muzikorë, dhe fakt është se janë të pafuqishëm në këtë aspekt.

 Kjo që them unë është vetëm një ëndërr e cila na mban shpresë për përmirësim të ndonjëhershëm të muzikës sonë.

Shpresë e vetme reale është vetëdijesimi i popullit, i cili mund ti zhdukë antivlerat me mënjanimin e tyre, por pasi që po shkojmë drejt shkatërrimit, edhe kjo shpresë mbetet vetëm se një ëndërr.

Ardi RAMADANI

Lajme të ngjashme

Back to top button