Në gusht neto rroga mesatare 20.965 denarë

Të punësuarit në vend, në gusht të këtij viti, mesatarisht kanë fituar nga 20.965 denarë, llogariti Enti shtetëror për statistikë. Muajin e kaluar rrogë nuk kanë marrë 2.5 për qind e gjithsej 643.668 të punësuarve.

Mesatare më e madhe e neto rrogës prej 51.439 denarë në muajin gusht është llogaritur në sektorin e punëve juridike dhe të kontabilitetit.

Pas tyre janë rrogat mesatare në veprimtaritë ndihmuese tek shërbimet financiare dhe sigurimi ku në muajin gusht është paguar rroga mesatare prej 39.851 denarë, ne telekomunikimet ku rroga mesatare arrin 39.749 denarë dhe në aviacion është llogaritur neto rroga mesatare prej 39.635 denarëve.

Enti për statistikë llogariti se neto rroga mesatare në gusht të këtij viti ka qenë për 0.3 për qind më e lartë se e gushtit të vitit të kaluar.

Rritje më të madhe të rrogës në gusht ka pasur në sektorët: veprimtaritë profesioniste, shkencore dhe teknike prej 15.2 për qind, në bujqësi, pylltari dhe peshkim prej 6.5 për qind dhe në kompanitë energjetike prej 3.7 për qind.

Në krahasim me korrikun rrogat në gusht janë rritur në kompanitë energjetike prej 6.5 për qind, në xehetari rritja është prej 4.8 për qind dhe në hotelieri dhe veprimet servisore me ushqim ku rrogat janë rritur për 4.2 për qind. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button