Messi, këpucë nga fansat

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Këpucet e reja të Lionel Messit do te kenë mundësi t’i dizenjojnë vetë fansat e lojtarit.

Ideja vjen nga sponsori gjeneral i yllit argjentinas “Adidas”. Në faqen online të internetit mund të gjesh dhe risinë interesante, ku të githë fansat e Messi do të projektojnë këpucet e reja që 25-vjeçari do të veshë në ndeshjet e ardhshme.

Ngjyrat, stili dhe jo vetëm. Atletet që sulmuesi do të veshë më 16 dhjetor në ndeshjen Barcelona- Atletico Madridit, do të jenë të dizenjuar nga një tifoz ku fituesin do t’a përzgjedh vetë Leo. Një ide e veçantë kjo e kompanisë “Adidas” dhe për të githë të apasionurati pas botës së futbollit, ku pritet që dhe të tjerë lojtarë të imitojnë tre herë fituesin e Topit të Artë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button