Shteti i thellë

Në edicionin e korrikut revista periodike “Perspektiva”, fondacioni gjerman “Hajnrih Boll Stiftung” përqendrohet në fenomenin e të ashtuquajturës “shteti i thellë” në sistemin politik të Turqisë moderne, ndërsa në dritën e aferës rrjedhëse “Ergenekon” dhe proceset gjyqësore të ndërlidhura me të. Sipas fondacionit, por edhe qarqeve tjera ndërkombëtare madje edhe vendore, vet afera në fakt është përllogaritje e vonuar me reliktet e Luftës së Ftohtë dhe instalimin e saj për llogaritje parandaluese me ndikimet e mundshme bashkëkohore komune-sovjetike mbi vendet anëtare të NATO-s. Në mesin e të cilave, Turqia kishte rol të posaçëm, kryesisht për shkak të kufirit të gjatë me BRSS-në e atëhershme, por edhe ndikimet moskovite mbi regjimet post-kolonizuese në botën arabe. Sipas shkrimit të fondacionit, gjoja vet organizata “Ergenekon” ka qenë e ndërlidhur me organizime të ngjashme anti-komuniste në Evropë nga koha e Luftës së Ftohtë, të njohur nën emrin “Gladio”, ekzistimi i të cilit kurrë nuk është dëshmuar, as e pranuar zyrtarisht nga ana e organizatorëve të ashtuquajtur.

Nocioni shteti i thellë (turqisht: derin devlet) ndonëse definohet si organizatë sekrete apo ngjizje e elementeve të ranguara lartë dhe të koordinuara në mënyrë të ndërsjellë mes shërbimeve të huaja dhe vendore të zbulimit, ushtrisë, policisë, gjyqësisë, mediumeve dhe pjesëtarëve të kriminalitetit të organizuar. Si nocion për herë të parë përmendet nga ana e kryeministrit Bulent Exhevit në vitin 1974, i cili atëbotë e emëroi nën emrin “Kontra-guerila”. Ish-presidenti Sulejman Demirel e krahasoi shtetin e thellë si “sinonim për ushtrinë, e aftë për subordinim mbi pushtetin legjitim në kohërat turbulente”. I fundit nga vargu i personaliteteve të shquara që e pranojnë ekzistimin e saj faktik është kryeministri i sotëm Rexhep Taip Erdogan, sipas të cilës “ajo çdoherë ka ekzistuar dhe nuk ka filluar me Republikën e Turqisë, por që nga sundimi otoman. Kjo është thjeshtë traditë, e cila doemos duhet të minimizohet, madje nëse është e mundur edhe të asgjësohet plotësisht”. Në pozitë të ngjashme të përafërt është edhe gazetari Orhan Kemal Çengiz, sipas të cilit “asaj që sot i gjykohet në fakt është rendi i cili është vendosur në Turqi që në vitin 1915 si mentalitet i komitëve  të ndërlidhur në organizata të fshehura të armatosura me qëllime politike”.

Por edhe krahas lidhjes karakteristike të nocionit shtet i thellë me Turqinë e sotme, ekzistimi i strukturave të tilla të thella jashtë kontrollit civil apo sanksioneve ligjore është i pranishëm edhe në vendet tjera me ndikimin karakteristik disproporcional të institucioneve ushtarake mbi ato civile, si për shembull në Egjipt, Iran apo Pakistan. Në vende tjera apo në analet historike sërish paraqitet me emrin e “shteti në shtet” (imperium in imperio apo status in stato). Admiruesit e komplotëve sigurisht do të japin shembuj të ngjashëm edhe nga hemisfera perëndimore e botës së lirë, duke ofruar shembuj si Italia në epokën e “kohërave të turbullta apo “instaluesve të ujit” nga koha e Niksonit. Por, me këtë rast nuk do të duhej të shpiknin se aferat e tilla më shumë janë si rezultat i shmangies apo mbajtjes në errësirë të institucioneve legale, se sa të ilustrimit të subordinimit mbi të njëjtat. Që në fakt u dëshmua përmes fatit të sanksionuar juridik-politik të presidentit Nikson dhe kabinetit të tij.

Emëruesi i përbashkët i aleancës së këtillë të nacionalizmit, korporativizmit, kriminalitetit të organizuar dhe intereseve të larta shtetërore është ruajtja e gjendjes së status kuosë në dobi të elitës së sponsoruar shtetërore përmes injorimit të proceseve demokratike dhe institucioneve civile. 
Nga ana tjetër, rrëfimi për arsyetimin e nevojës së ekzistimit të organizatës apo rrjetit të tillë joformal, misterioz dhe autoritativ është se shteti është nën kërcënim të vazhdueshëm dhe në prag rë vet-ekzistimit. Me çka fitohet arsyetim perfekt për natyrën makiaviliste të rezonit shtetëror, jashtë çfarëdo vëzhgimi civil.

Pa qëllim apo dëshirë për ngacmimin e konspiruesve kujdestar, ajo që bie në sy është ngjashmëria e formulimit për ekzistimin e shtetit të thellë në Turqi, nëse jo për diç tjetër, të paktën për gjendjen e theksuar vendore nga këndvështrimi medial. Para se gjithash në aspektin e definicionit (nacionalizëm, korporativizëm, kriminalitet i organizuar dhe interesa shtetërore), si dhe në arsyetimin për psikozën e vazhdueshme, të kultivuar njëzet vite të pyetjes “a do të ndodh” debati për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë. 
Dhe në fund, patjetër, mentaliteti gjithnjë i pranishëm, etnikisht i ndarë i komitëve “godit dhe fryej” personazhet e të cilëve të romantizuar bashkëkohor nga historia në kontinuitet e ushqejnë mentalitetin dështues të libertarianizmit dhe patriotizmit të rrejshëm si petiskë për mbulimin e interesave të ngushta të motiveve ideopolitike, etnike, ekonomike apo kriminale.
Argumentet në dobi të tezës për ekzistimin e strukturës së ngjashme vendore, jashtë kontrollit civil apo demokratik kryesisht bazohen mbi kohërat turbulente gjatë dy dekadave të fundit. Duke përfshirë shpërbërjen e jug-aleancës dhe krijimin e shtetit të ri (përfshirë shpërbërjen e federatës jugosllave dhe krijimit te shtetit te ri, tensionet e brendshme dhe te jashtme si dhe rikomponimi i sferave te interesit pas rënies së ndarjes kontinentale).  Politika e sigurisë së brendshme gjatë viteve të 90-ta bazohej mbi parimet e praktikës dhe mentalitetit të trashëguar, në të cilin shqiptarët ishin fajtorët kujdestar dhe , në kuptimin negativ, palca dhe forca shtytëse mbi supet e të cilëve ndërtohej “kërcënimi” si arsyetim për mobilizimin dhe ndërtimin e strukturave të reja të sigurisë. Ky veprim kërkonte mbështetje të përgjithshme nga strukturat ekzistuese ekonomike, poltike, mediale – thënë më lehtë ligjërisht të dyshimta, me çka në fakt thurej rrjeti i ndikimit jashtë syve të opinionit dhe sanksionit të institucioneve. Mbetet pyetja për gjeneratat e ardhshme që të vlerësojnë sa prej atyre ndikimve të turbullta të privatizimit të resurseve ekonomike, manipulimeve të pashterura mediale dhe përmbysjen e proceseve demokratike nën arsyetimin e patriotizmit dhe sigurisë.

Njëherë e krijuar, makina e tillë e kontrollit pa marifet ka nevojë për krijimin e armiqve me qëllim të arsyetimit të ekzistimit të vet, çdoherë nën parullën “për shtetin bëhet fjalë”. E kur bëhet fjalë për qëllime kaq të larta „imtësirat“  e rregullave moderne demokratike bien në plan të tretë. Me kohë, roli i shqiptarëve si fajtor kujdestarë plotësohet me jo njëmendës ideopolitik apo partiak, dinakërit religjioze, rivalitete ekonomike, preferenca integruese etj. Sidoqoftë, shembujt me impotencën kuvendore në ushtrimin e mbikëqyrjes së shërbimeve të sigurisë, si dhe tashmë thuajse hermeticiteti endemik i disa institucioneve të caktuara kur bëhet fjalë për përfaqësimin e shqiptarëve, sigurisht nuk shkojnë në dobi të kundërshtimit të tezës për ekzistimin e shtetit të thellë në shoqërinë tonë. Njëherit, mjafton vetëm një shikim sipërfaqësor mbi titujt e shtypit vendor për të kuptuar se teoria e përputhjeve nacionaliste, korporatave.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button