KE zbulon të pathënat, Maqedonia me borxh deri në fyt

Vlerësime pozitive dhe kalimtare për hapërim real reformues apo mbështetje deklarative të cilën deri te autoritetet maqedonase e përcjell porosinë se nuk ka ikje nga zgjidhja e shpejtë për emrin?

Pushteti, opozita, sektori civil, ekspertët, qytetarët, të gjithë ndryshe e lexojnë Raportin për përparimin e Maqedonisë të cilin e dërgoi Komisioni Evropian. Nuk mund të injorohen vërejtjet për mangësitë e cekura, thekson Izet Zeqiri nga partia e Rufi Osmanit, RDK.

“Përveç përsëritjes së rekomandimeve dhe vërejtjeve të vitit të kaluar, në këtë raport ka edhe gjëra të reja që tregojnë se nuk po shkojmë në drejtim të duhur. Veçmas, vërejtjet kanë të bëjnë me korrupsionin, sundimin e së drejtës, reformat në gjyqësi, decentralizimi. Ndonëse u konstatuan një sërë mangësish Qeveria me këmbëngulje dëshiron ta shoh vetëm anën pozitive. Është e qartë se ka strategji për zgjidhjen e problemeve. Druaj se Qeveria nuk ka strategji për zgjidhjen e problemeve”, komenton Zeqiri për Portalb.

Njëra nga vërejtjet kyçe në ekonominë ndërlidhej me borxhin publik ndaj në Raportin u konstatua se ai rrënjësisht është rritur. Brukseli konsideron se është zvogëluar transparenca në shpenzimet shtetërore. Vazhdoi orientimi afatshkurta i shpenzimeve të shoqëruara me efekte të vogla mbi zmadhimin e rritjes. Rrënjësisht është rritur borxhi i sektorit publik”, shkruan në raportin e KE-së.

Pikërisht vërejtjet ekonomike ishin arsyeja për përplasjen “verbale” mes pushtetit dhe opozitës.

“Në Raportin konstatohet se vendi duhet vazhduar me zvogëlimin e dobësive strukturore lidhur me papunësinë e madhe”, deklaroi Nedim Ramizi, zëvendës-ministër i Financave, në përgjithësi duke vlerësuar se është shënuar progres lidhur me kriteret ekonomike.

Për dallim nga mazhoranca parlamentare, opozitarët konsiderojnë se nuk është rastësi që Komisioni Evropian tregon në rritjen e vazhdueshme të huamarrjeve.
Izet Zeqiri thekson se “Borxhi publik është afruar deri në 30 për qind të BPV-së. Thelbësore është se vendi nuk merr borxhe për projekte që sjellin zhvillim por për mbulimin e deficitit, gjegjësisht për financimin e shpenzimeve rrjedhëse joproduktive”. Sipas Zeqirit nuk duhet nënvlerësuar as vërejtja për decentralizim, e cila tregon në atë se komunat ende nuk mund të sigurojnë pavarësi financiare.

Përparimi dhe stagnimi – përmes syve të pushtetit!

Në çfarë prizmi mazhoranca qeveritare e shikon Raportin? Portalb transmeton sublimat të vlerësimeve dhe qëndrimeve të një pjese të ministrave dhe ministrive. Ja çfarë deklaruan ata.

Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë:

“Raporti i KE-së i konfirmon përpjekjet e Qeverisë për përmirësime të gjendjeve në ekonominë vendore dhe kushteve për zhvillim të biznesit. Raporti potencon rëndësinë e stabilitetit makroekonomik të vendit në kushte të turbulencave, jo vetëm në Evropë por edhe në korniza ekonomike. Kjo është njëfarë konfirmimi për efektshmërinë e disa pakove të masave që paraprakisht i ndërmori Qeveria për përballje me krizën që është e pranishme në Evropë dhe me këtë në masë të konsiderueshme arritëm në një mënyrë t’i amortizojmë efektet negative të krizës”.

Lupço Dimovski, ministër i Bujqësisë:

“Punësimët shtesë të realizuara në Agjencinë, vendosja e data bazës për çmimet referente dhe përforcimi i kapacitetit të Organit për menaxhim me IPARD pranë Ministrisë janë vlerësuar si përparim në kontrollin dhe menaxhmentin me IPARD masat”.

Ministria e Shëndetësisë:

“Progres është shënuar në sferën e sigurisë së gjakut dhe është theksuar se janë siguruar mjete evropiane përmes IPA projektit për përforcim të mëtejshëm të kapaciteteve institucionale të Institutit për medicinë transfuzale në nivel të mbarë shtetit. Po ashtu, KE-ja pozitivisht e vlerëson zhvillimin e sistemit integrues për transplantim, si dhe përdorimin e TAEX sistemit integrues për transplantim, si dhe shfrytëzimin e TAEX instrumentit për stërvitje për profesionistë shëndetësorë të cilët punojnë në fushën e transplantimit”.

Blerim Bexheti, ministër i Drejtësisë:

“KE-ja e notoi faktin se arsyeja kryesore për zvogëlimin e lëndëve të pazgjidhura është norma e lartë e lëndëve të zgjidhura tek gjykatat themelore gjatë tre viteve të fundit, si rezultat i disiplinës më të madhe procedurale dhe ndjekjes së nivelit të gjykatësve individualë. Theksohet se gjatë dy viteve të fundit, 27 gjykata të shkallës së parë dhe katër gjykata të apelit së bashku kanë zgjidhur më shumë lëndë gjyqësore sesa që kanë pranuar, gjë që ka të bëjë me masat organizative, siç janë normat mujore të vendosura nga Këshilli gjyqësor i Maqedonisë”.

Aneta Dodevska, bashkëpunëtore e jashtme e Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button