Presioni politik, shkak i ndërprerjes së protestës së podgorcasve

Jozyrtarisht, Portalb informohet se është anuluar protesta e paralajmëruar për sot nga Këshilli koordinativ i prindërve shqiptarë të Podgorcës, e cila ishte planifikuar të zhvillohet në orën 13:30 në qendër të Strugës.

Edhe pse akoma nuk ka një variantë zyrtar për anulimin e protestës, mësohet se një nga arsyet që përflitet janë përplasjet e brendshme të prindërve shqiptarë të këtij fshati, anëtarë në Këshillin koordinativ.

Ndërkohë, nga lëvizja qytetare ”Zëri”, organizatë e cila publikisht i dha mbështetje këtij tubimi thonë se anulimi i protestës nga podgorcasit, ka ardhur si rezultat i presioneve që u janë bërë prindërve shqiptar të Podgorcës, nga struktura të ndryshme në pushtet.

Këshilli koordinativ i prindërve shqiptarë të Podgorcës, nëpërmjet një komunikate për mediat, para disa ditëve paralajmëroi nisjen e një cikli protestash në kërkim  të së drejtës së tyre për t’i shkolluar fëmijët në gjuhën e  përkatësisë së tyre. Protesta e parë pritej të startonte sot në orën 13.30./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button