3 ekipet që “trembin” Iniestan

Pas fitores dramatike të Barcelonës ndaj Celtic, Andres Iniesta ka nisur të mendojë që tani për finalen e 24 majit në “Wembley”. Për fantazistin e katalanasve, rivalët më të frikshëm të blaugranave këtë sezon do të jenë kampionët në fuqi të Chelsea, Bayern Munchen dhe rivalët e Real Madrid. 

“Champions-i ka një tjetër specifikë në krahasim me kampionatin. Një gabim dhe ti mund të eliminohesh. Për mua, skuadrat pretendente për ta fituar trofeun në Wembley janë kampionët e Chelsea, Bayern Munchen dhe Real Madrid. Megjithatë, nuk përjashtoj që edhe skuadra të tjera t’ia dalin për të prekur ëndrrën e finales së majit”, deklaroi Iniesta. 

Kundër Celtic të martën, 28- vjeçari festoi 10-vjetorin e debutimit të tij në futbollin profesionist. “Që prej atëherë jam përmirësuar shumë. Çdo vit kam mësuar falë punës së përkushtuar. Po nuk punove, nuk mund të luash në nivele të larta. Ndihem i privilegjuar që jam pjesë e një skuadre të madhe si Barcelona dhe dëshiroj që të luaj këtu edhe për shumë vite të tjera, pse jo të mbyll edhe karrierën”, përfundoi Andres Iniesta./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button