AP alarmon, dhuna ndaj fëmijëve e pranishme

Avokati i Popullit Ixhet Memeti, ngre alarmin, dhuna ndaj fëmijëve vazhdon të jetë aktive në çdo vend, duke mos përjashtuar kështu familjen, shkollat, çerdhet dhe të ngjashme. 

Mehmeti këtë e ka thënë sot në tryezën me temë “ Dhuna ndaj fëmijëve dhe mes tyre” duke bërë apel që kjo dukuri të harrohet.

‘Brengos  fakti se në shumë shkolla dhe institucione për përkujdesjen e fëmijëve ende zbatohen metoda me dhunë për të edukuar dhe disiplinuar nxënësit, bëhet fjalë për mos tolerancë mes fëmijëve qoftë të të njejtës përkatësi etnike, apo të asaj ndryshe” tha Memeti.

Memeti gjithashtu apelon të komunikohet më shumë mes fëmijëve, të shoqërohen së bashku, të mësojnë të njohin kulturat dhe traditat e njëri tjetrit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button