(UPDATE)’Monstra’, Prokuroria: kemi deshmi të forta se të akuzuarit janë vrasësit

Gjatë ditës së sotme do të ketë aktakuzë për të paragursoit të akuzuar për vrasjen e pesë fishttë në Smillkovc të Shkupit, tha për Portalb, avokati mbrojtjës i të akuzuarve Naser Raufi.

‘Sot është afati për aktakuzën, do të thotë është dita e 180 që të ngrihet akt akuza. Nëse nuk ka aktakuzë sot gjatë ditës, atëherë do të ndërpritet paraburgimi. Si duket po përgatiten sot për të caktuar aktakuzën. Brenda ditës do ta japin aktakuzën, ashtu kam informatë prej gjykatësit hetues. Do të ketë aktakuzë me qëllim që të mos ndërpritet paraburgimi’ tha Raufi.

Ndryshe, dje u bënë edhe procedurat e fundit respektivisht rikonstruim i vrasjes në Smillkovc të Shkupit. Në rikonstruimin e djeshëm kanë marrë pjesë forca të mëdha të sigurisë.

Por, Prokuroria Themelore për krim të organizuar nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë të ditur se posedojnë me prova të mjaftueshme dhe të forta për të dëshmuar se personat e arrestuar, janë vrasësit e 5 të rinjve në Smillkovc të Shkupit.

‘Pas kryerjes së hetimeve për rastin ‘Monstra’, Prokuroria Themelore për krim të organizuar vlerëson se ka argumente të mjaftueshme, të forta të cilat do të paraqiten para gjykatës kompetente, me të cilat do të dëshmohet se të akuzuarit në të vërtetë i kanë ndërmarrë aktivitetet të shkruara në aktin e aktakuzës, të cilat i përmbushin elementet kryesore të veprave penale për të cilat ngarkohen personat e arrestuar’ , thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në aksionin policor Monstra, të datës 1 maj policia arrestoi 20 persona, ndërsa vetëm 6 prej tyre dyshohen për veprën terrorizëm, Alil Demiri, Afrim Isamiloviq, të cilët gjenden në arrati si dhe Agim Ismailoviq, Rami Sejdi, Fejzi Haziri dhe Haki Haziri të cilët ndodhen në paraburgim në Manastir dhe Prilep./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button