Podgorcasit nuk dorëhiqen, vazhdojnë me protesta për arsim në shqip

Këshilli koordinativ i prindërve shqiptarë të Podgorcës, sot, më 26.10.2012 në Strugë ka paralajmëruar nisjen e një cikli protestash në kërkim të së drejtës së tyre për t’i shkolluar fëmijët në gjuhën e përkatësisë.

Protesta e parë pritet të fillojë sot prej orës 13.30, ndërsa grumbullimi sipas organizatorëve do të bëhet  te ura në qendër të qytetit, prej ku të tubuarit do t’u drejtohen disa institucioneve, për të kërkuar arsimimin në gjuhën shqipe për fëmijët e këtij fshati të Strugës. Deri tani, publikisht mbështetje kësaj proteste i kanë dhënë nga Lëvizja qytetare “Zëri”.

’’E vetmja rrugë për realizim së të drejtës tonë mbeti  protesta. Protestat tona do të fillojnë në 26 tetor 2012, dhe do të mbahen çdo të premte të katërt të muajit, në orën 13.30. Më 26 tetor protesta do të mbahet para Kuvendit Komunal të Strugës. Të premten e katërt të muajit nëntor, protesta do të mbahet para Ministrisë së Arsimit.  Në dhjetor protesta do të mbahet para selisë së OSBE-së. Në janar protesta do të mbahet para selisë së BE-së, dhe kështu për çdo muaj, derisa ta realizojmë të drejtën tonë kushtetuese dhe humane”, thuhet në komunikatën e Këshillit koordinativ të prindërve të Podgorcës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button