Rastet e Hagës para Gjykatës Kushtetuese

Të mërkurën gjykatësit kushtetues do të vendosin për kushtetutshmërinë e Ligjit për amnisti të rasteve të Hagës. Amnistia e rasteve të Hagës të mërkurën do të gjendet para Gjyqit Kushtetues, njofton gazeta Vest. Kryetari i Gjyqit, Branko Naumovski për këtë gazetë ka deklaruar se dje rreth mesditës i ka shpërndarë gjyqtarëve propozimin për rendin e ditës ku gjendet edhe iniciativa për shqyrtimin e Ligjit për interpretim autentik të amnistisë. Gjykatësit do të vlerësojnë kushtetutshmërinë e amnistimit të këtyre rasteve.

Koalicioni qeveritar verën e kaluar solli ligjin me të cilin lirohen nga përgjegjësia penale të dyshuarit për katër rastet e Hagës. Nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson se një vendim i tillë është kundër kushtetues, gjyqet mund të fillojnë procedurë kundër të dyshuarve për rastet e Hagës./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button