Kanceri në gji, tubim në Tetovë për ngritjen e vetëdijes

Ambasada Amerikane në Shkup e ka shpallur datën 26.10.2012 (e premte) si dita për ngritjen e vetëdijes kundër kancerit të gjirit. Mobilizimi i sa më shumë femrave në këtë ditë do të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes për parandalimin dhe mbështetjen për femrat e prekura nga kjo sëmundje. 

Organizatat jo-qeveritare “Shpresa” dhe “Shqipmedia”, ftojnë gjitha femrat e qytetit të Tetovës dhe rrethinës të na bashkëngjiten në këtë ngjarje, të premten në ora 17:00 në qendër të Tetovës.

“Ju bëjmë thirrje gjitha femrave atë ditë të vishen me veshje ose aksesor të ngjyrës rozë. Ngjyra rozë simbolizon lëvizjen e ngritjes së vetëdijes për kancerin ne gji. Do të ndajmë disa fjongo në ngjyrë rozë dhe do të tregojmë që ne shfaqim kujdes për femrat e prekura nga kjo sëmundje”, thuhet në komunikatën për media, ku ftohen të bashkangjiten sa më shumë femra./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button