Zjarri ka kapluar deponinë Rusino, shuarja e vështirësuar

Një zjarr në vend të hapur ka shpërthyer në mëngjes në deponinë rajonale Rusino. Zjarri ka kapluar mbeturinat dhe materiet e tjera djegëse dhe nga vendi po përhapet tym dhe erë e cila po ndjehet në qytet dhe lagjet përreth, njofton MIA.

Nga ndërmarrja komunale publike “Komunalec”, e cila menaxhon me deponinë konfirmuan se ka zjarr në një pjesë e cila është në terren ku nuk ka qasje. Këtë e kanë denoncuar në njësinë territoriale zjarrfikëse. Shuarja është vështirësuar, sepse siç informojnë, rruga përmes së cilës duhet të vijnë kamionët për momentin po rikonstruohet dhe po vendoset asfalt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button