Prokurorja Stefanova: Kamçev u përpoq përmes Çifliganecit të ndikojë në hetim, mua qëllimisht me përmend në bisedë

Prokurorja Lile Stefanova thotë se biseda e incizuar që u publikua më së fundi nga gazeta italiane La Verita, është gënjeshtër nga një i dyshuar i cili është i vetëdijshëm së është duke incizuar dhe se Orce Kamçev, po përpiqet ta komprometojë atë se kinse përmes biznesmenit Vanço Cifliganec kas kërkuar dyqan për ordinancë stomatologjike. Është e kundërta, thotë ajo, Kamçev u përpoq të ndikonte, por pa sukses, transmeton Portalb.mk.

Ajo, për SDK, shpjegon se pikërisht Orce Kamçev kishte ndikuar përmes mikut të saj Çifliganec për të ndaluar hetimin dhe për atë menjëherë i ka informuar: Katica Janevën, Kolegjiumin e Prokurorisë speciale, të dyshuarit dhe të gjithë avokatët e tyre.

“Në gusht 2018, të dyshuarit në Jordan Kamçev dhe Cvetan Pandeleski u përpoqën të ndikojnë në rrjedhën e hetimit për “Perandoria”, duke përdorur miqësinë time me z. Vanço Çifliganec. Për këtë situatë menjëherë e kam njoftuar Katica Janevën dhe prokurorët e pranishëm, si dhe ekipin tim të hetuesve. Z. Çifliganec erdhi i vetëm në zyrat e PSP-së. Në atë takim ai vetëm pyeti se për çfarë po hetohej rreth miqve e tij Jordan Kamçev dhe Cvetan Pandelski. Iu përgjigja se nuk mund të flas për hetimin. Aty tema u mbyll përgjithmonë”, sqaron prokurorja Stefanova.

Për deklaratën e Kamçevit, në incizimin e një bisedë telefonike të lëshuar sot në mëngjes, që gjoja i tregon Bojan Jovanovskit se Stefanova kishte kërkuar një dyqan për ordinancë stomatologjike përmes Çifliganecit, Stefanova tha:

“As kam kërkuar, e as më ka ofruar dikush dyqan. Orce Kamçevi e bën këtë deklaratë për të më diskredituar, pasi është i vetëdijshëm që vetë e incizon bisedën me Boki 13 dhe e di që një ditë do të lëshojë incizimin të dëgjohet “.

Stefanova thotë se për përpjekjen e Kamçevit dhe Pandeleskit për të ndikuar mbi të për hetimin e madh kundër tij, përveç Janevës, kolegëve, prokurorëve, ekipit hetimor, biznesmenit Çiflaganec, iu ka treguar të gjithë avokatëve të tyre, e ka goxha avokatë.

“Edhe avokatët e dinë këtë. Për këtë përpjekje për të ndikuar, avokatët i kanë qortuar të dyshuarit para meje”, thotë prokurorja Lile Stefanova.

Edhe Çiflaganec i mohon akuzat për ekzistimin e një bisede mes tij dhe Kamçevit për të ndikuar te prokurorja Stefanova.

“Dëshiroj me përgjegjësi ta njoftoj opinionin se bisedë e tillë eventuale në lidhje me ndonjë kërkesë ndaj ndonjë prej personave që paraqiten në incizim, nuk ekziston, pasi që pa dallim, nuk jam person i tillë i cili hyn në asi bisedime. Qasja ime jetësore gjithmonë ka qenë që t’i ndihmoj njerëzit në pajtueshmëri me dispozitat ligjore. Është e parëndësishme të përmendet emri im”, thotë Çifliganec.

E pyetur nga SDK se çfarë po ndodh me hetimin për rastin “PERANDORIA”, deri ku ka arritur dhe nëse Stefanova mund të garantojë që provat janë të bollshme duke pasur parasysh përmbytjen që ndodhi në PSP dhe ku ishin zhytur vetëm ato prova, thotë ajo :

“Perandoria” është vendosur në baza shumë të forta dhe do të përfundohet nga secili prokuror që ta merr përsipër. Është larg nga përfundimi, sepse ka katër muaj që nuk është bërë asgjë për shkak të negociatave mes partive për ligjin e ri. Por procedurat ndërkombëtare për sigurimin e provave të caktuara, të cilat kërkojnë kohë, janë duke u zhvilluar. Sa i përket përmbytjes, e cila është histori më vete, mund të them që shpirti luftarak i hetuesve të mi i shpëtoi të gjitha provat “.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button