Djemtë me mbipeshë, rrezikohen nga steriliteti

Djemtë të cilët gjatë adoleshencës vuajnë nga mbipesha 50% më pak kanë testosterone, në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre, ndërsa që me kalimin e kohës rreziku për sterilitet është shumë më i madh.

Hulumtuesit thonë se rezultatet e këtij vijnë si një “porosi e tmerrshme” për të rinjtë që vuajnë nga mbipesha.

Ky hulumtim që është kryer në universitetin Bufalo të Amerikës, për të parën herë ka vërtetuar se personat me mbipeshë, nga mosha 14 deri 20 vjeç, kanë më pak testosterone se sa bashkëmoshatarët e tyre me më pak kilogramë.

“Ishim të befasuar kur kemi vërejtur se kemi të bëjmë për 50% më pak sasi të testosteroneve. Thënë të drejtën, këto rezultate janë tejet shqetësuese, për faktin se këta meshkuj potencialë mund të jenë impotentë dhe sterilë”, ka thënë udhëheqësi i këtyre hulumtimeve, dr. Paresh Dandona. Ky mjek po ashtu bën të ditur se hulumtime të tjera do të pasojnë dhe do të provojnë që t’i informojnë të rinjtë rreth pasojës së mbipeshës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button