Top 100 mbiemrat më të njohur shqiptar
Kulture Historia, mënyra e formimit apo numri i përdorimit të mbiemrit që mban secili prej nesh, nuk do të përbëjë më një mister.
Me një total prej rreth 25000 mbiemrash në të gjithë territorin , profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Çlirim Bidollari, ka radhitur në një fjalor, që pritet të përfundojë së shpejti, të gjithë mbiemrat, nga më i famshmi deri te më pak i përdoruri.
Mbiemri Hoxha është kryesuesi i kësaj liste.
Sipas prof. Bidollarit, kjo nuk është aspak e rastësishme. Ky mbiemër ka ardhur si një titull nga hierarkia fetare. Përhapja në masë e myslimanizmit pas pushtimit turk ka bërë që ky mbiemër të jetë mjaft i përhapur në të gjitha anët e vendit. Ndërkohë që nuk mbeten mbrapa edhe ofiqe të hierarkisë fetare që nuk i përkasin fesë myslimane.
Kështu, në radhë të dytë dhe të tretë renditen mbiemrat Shehu dhe Prifti, përkatësisht tituj të fesë bektashiane dhe asaj ortodokse.
Më pas kjo listë vijon me mbiemra të ardhur nga emra njerëzish apo nga emrat e vendbanimeve të të parëve të atij “oxhaku”.
Fjalori
Fjalori i mbiemrave është një studim që ka nisur rreth 7 vjet më parë. Bidollari saktësoi për “Albania”-n se për kryerjen e këtij studimi është shfrytëzuar regjistrimi i popullsisë i vitit 1945.
Gjithashtu, studimi është ballafaquar edhe me regjistrime të popullsisë në vitet në vazhdim, si edhe me listat e zgjedhjeve në vitet 2003-2005. Bidollari saktësoi se qëllimi i fjalorit është të zbulojë vatrën ku ka lindur patronima.
“Për fjalorin po punohet për disa plotësime qoftë të numrit, qoftë të përmbajtjes apo shpjegimit të mbiemrave. Pjesa më e vështirë është historia e tyre. Më mirë për historinë e mbiemrave dinë vetëm ata që i mbajnë këto mbiemra.
Historia e mbiemrave
Zhvillimi i mbiemrave ka ecur në shek XII-XX. Në rreth 5-6 shekuj histori, procesi i vënies së mbiemrave ka ecur nga lart poshtëë. Kështu, fillimisht janë pajisur me mbiemra shtresat e larta, më pas shtresat e hierarkisë fetare, ndërsa më vonë ka zbritur deri në shtresat e ulëta. Qëllimi fillestar i mbiemrave ka qenë për të dalluar njerëzit nga njëri-tjetri. Mbiemrat janë stabilizuar në shek XX në Shqipëri. Deri më 1912-n, shumica e popullsisë në Shqipëri nuk kishte mbiemra. Pas këtij viti filluan të kryheshin regjistrimet e para të popullatës.
TOP LISTA e MBIEMRAVE
1. Hoxha
2. Shehu
3. Prifti
4. Çela
5. Leka
6. Dervishi
7. Hysi
8. Rama
9. Dibra
10. Abazi
11. Sinani
12. Gjika
13. Kola
14. Kraja
15. Luka
16. Duka
17. Gjoka
18. Murati
19. Kristi
20. Mulo
21. Muço
22. Andoni
23. Hasani
24. Koçi
25. Frashëri
26. Ruçi
27. Zeneli
28. Papa
29. Spahiu
30. Balla
31. Bushati
32. Gjoni
33. Brahimi
34. Kanani
35. Alikaj
36. Arapi
37. Çaushi
38. Halili
39. Thanasi
40. Xhafa
41. Aliaj
42. Basha
43. Mezini
44. Sula
45. Agolli
46. Gjata
47. Haxhiu
48. Jaho
49. Kodra
50. Lako
51. Mehmeti
52. Niko
53. Osmani
54. Pano
55. Bardhi
56. Cani
57. Deda
58. Demiri
59. Hasa
60. Kasa
61. Mema
62. Myftiu
63. Peçi
64. Shtylla
65. Toska
66. Treska
67. Ymeri
68. Zaimi
69. Bezhani
70. Dedja
71. Duro
72. Kamberi
73. Kote
74. Laçi
75. Laze
76. Malaj
77. Marku
78. Hana
79. Shyti
80. Skënderi
81. Berberi
82. Dede
83. Elezi
84. Gjergji
85. Jakupi
86. Koka
87. Kondi
88. Luarasi
89. Vata
90. Meçe
91. Nikolla
92. Rexha
93. Saraçi
94. Xhani
95. Dangëllia
96. Shalsi
97. Madhi
98. Begu
99. Myslimi
100. Kaleshi/Portalb
Renditja nuk me duket dhe aq e drejte se mbiemeri balla ka marre pjes qe ne luften e perlepes ne maqedoni para350-400 vjetesh
i nderuar profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Çlirim Bidollari. Ju keni listuar ca Mbiemra me prejardhje fetare te cilet e kane afersisht 500 apo 600 vjete qe qarkullojne ne shqiperi dhe lene pa permendur mbiemra qe kane me shume se 1000 vjet sic eshte mbiemeri Mazrreku dhe shume mbiemra te tjere shqipetar qe kane prejardhjen nga Ilirishtja
faleminderit i nderuar profesor ne fakt jo qe di edhe shume per mbiemrat por duhet lexu ne fakt historine shqiptare dhe duhet shtjelluar shume e me shume , te thuhet troq qfare kishte me shume dhe cfare ka tani ndoshta por prap nje RRESPEKT per ju qe keni marre nje iniciative te tille e dhasht zoti te bashkangjiten edhe profesora dhe dijetare te tjere ne kete qeshtje qe te tilla iniciativa jan te mireseardhura ngase vetem me dituri ne cfare do lloj forme qoft ajo ne mund te jemi karshi fqinjeve tane ju pershendes me sloaganin NJE KOMB NJE ATDHE
Po ca ka nxjerre ky qe e quan veten studiues,ka len pa permendur shume mbiemra te famshem ne Shqiperi,PSH.Beqiri,ose Pasha, etj,duhet theksuar she sipas nje harte te mbiemrave ne Europe per Shqiperine,mbiemri Beqiri ishte I dyti me I perhapur pas mbiemrit Hoxha.