Maska për vjeshtë, të cilat mund t’i bëni në shtëpi

Kushtet e vështira të motit, era dhe pluhuri ndonjëherë dëmtojnë fytyrën tonë. Më poshtë janë disa maska për ato njerëz të cilët kanë dëshirë të eksperimentojnë me produktet më të sigurta dhe natyrale të mundshme.

Frutat, farat dhe perimet janë përbërësit perfekte të cilët mund të përdorni për të ushqyer qelizat e lëkurës me vitamina dhe minerale.

ANANAS DHE ARRË KOKOSI
Përdorni përbërësit e mrekullueshëm që të pastroni poret dhe të gjallëroni lëkurën. Përzjeni 1 lugë caji miell misri, 1 lugë caji lëng ananasi dhe 1 lugë caji qumësht i ngrohtë arrë kokosi. Krijoni një pastë dhe aplikojeni në fytyrë. Vip-at e përdorin këtë maskë si më të mirën përpara mbrëmjeve në tapetin e kuq. Mbajeni në lëkurë për 10- 12 minuta, e më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

AVOKADO DHE VAJ ULLIRI
Përdoreni këtë maskë të paktën dy herë në javë që të mbani lëkurën super të butë dhe të shkëlqyeshme. Në një tas përzjeni 1 lugë caji avocado me ½ lugë caji vaj ulliri. Pastrojeni njëherë fytyrën mirë, e më pas aplikoni maskën.
Filloni t’a masazhoni përzjerjen në pore në drejtim rrethor. Lëreni për 5- 7 minuta. Më pas mund t’a pastroni me një leckë të lagur.

PJESHKË DHE TËRSHËRË
Tkurrini poret dhe jepini lëkurës një rrezatim natyral me këtë recetë kaq të thjeshtë.
Përfitoni nga përmbajtja e vitaminave në këto përbërës dhe krijoni një përzjerje të butë me një lugë gjelle mjaltë, shumë pak tërëshërë dhe tulin e një pjeshke të gatuar.
Aplikojeni pastën në lëkurë dhe lëreni për 10 minuta në mënyrë që maska të ushtroje efektin e saj. Përfundojeni duke e shpëlarë me ujë të ftohtë.

MASKË KUNDËR AKNEVE ME KOS DHE PORTOKALL
Pastrojini poret nëpërmjet një trajtimi organik. Përzjeni në një tas 1 lugë caji kos me një lugw caji lëng portokalli të freskët . Përzjerja duhet aplikuar në lëkurë të pastër. Lëreni maskën për 10 – 15 minuta, e më pas shpëlajeni me ujë të vakët.Rezultatet do ti shikoni që nga aplikimi i parë.

MASKË ME BAJAME DHE MJALTË
Freskojeni lëkurën me këtë maskë të përjetshme. Bluani një 1 lugë gjelle bajame në një procesor ushqimi. Në një tas përzjeni pudrën e bajames me një të bardhë veze dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Pastrojeni mirë fytyrën dhe aplikoni maskën në mënyrë të njëtrajtshme. Lëreni përzjerjen për 15- 20 minuta. Me një leckë të lagur pastrojeni atë. Përsëriteni këtë ritual cdo herë që lëkura juaj ka nevojë për një trajtim gjallërues./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button