Pedro: Është e komplikuar të luash për Barcën

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro, ka deklaruar se ai është i lumtur me kohën që fiton në fushë nën drejtimin e trajnerit Tito Vilanova.

“Gjithmonë është e komplikuar të luash për Barcelonën. Secilin vit mua më është dashur të luftoj për vend. Ju duhet ta meritoni vendin dhe të punoni fuqishëm”. Objektivi është të ndihmoj bashkëlojtarët, sa më shumë minuta të fitoj në fushë dhe sa më shumë ndeshje të luaj, aq më mirë”.

“Tito më jep shumë vetëbesim. Jam shumë komfort me pozitën time në ekip dhe po punoj mirë me bashkëlojtarët”, ka thënë Pedro./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button