Ti Diell Dimëror!

Si diell qe te kam të mbaj pa merak se  mëngjesin ma zgjon në të ftoht, sa mesditen  ma ndryshon qerën e ma humb fillin pak e nga pak , se di në ti ndjen, në ti shikon, se di në ti vuan në je në mjerim, se di  në ti paguan taksat për rrezet e tua diellore, se di në je i persekutuar, në ke marr shpërblimin që te takon , se di në je minator , se di në je patriot në ke luftuar apo jo ndonjëher , se di në je debitor edhe  ti tek kompania e huaj  me fam Cez-i, por mos më thuaj se edhe ti kur i lëshon e rrezet e tua madheshtore mbi tokë   i ndan njerëzit si tjerët  në bindje politike, si të majtë e të djathet apo i ndan ne besime fetare  si të krishter  dhe të mysliman, mos i ndan ne krahina , e nuk e di asnjëgjë .

Se di por ti Diell i Tetori ne patë pak rreze për  Aishen a’t Aishen e vogël që e  percolëm  dje ne fundin e saj, se di në ngrohë sa do pak  Nazlien e gjorë  kur hoqi Fiqiriun , por mos me thuaj se nuk ke më fuqi dhe të më fshihesh në preteksin që është dimër dhe nuk i groh dot Shqipëtaret si Shqipëtaret e Prishtinës qe vuajn edhe pse vendi i tyre është i pavurur dhe në liri, mos më thuaj se nuk i groh shqipëtaret e Shkupit e Ulqinit qe vuajn çdo dite për pakëz liri  , mos më thuaj së nuk i ngroh Shqipëtaret e Qameris  qe jane ane mban botës, pa token e tyre mëmë, por ama Shqipëtaret e Tiranës mos me thuaj se nuk i ngroh se ata tani po shkojnë në Europ tek një  familje e madhe dhe ti si diell dimëror duhet ti ngrohësh, se ata duan ngrohëtësin tëndë dhe kan nëvoj për ty si asnjeher më parë.

Si diell dimëror të dua në 28 Nëntor në Vlor në 100 Vjetorin e pavarësis , të dua aty për hirë të historis dhe për nderin e amanetit të Ismail Qemalit, Faik Konices , Luigj Gurakuqit,Fan Nolit, Isa Boletinit dhe Bajram Currit , të dua aty më çdo kusht mu në mes të Vlorës ta ngrohesh Shqipërin e Shqipëtarët , por ama  të dua të ngroht me plot rreze  ashtu siq din e bën ti më të mirën, të dua pa furtun, pa reshje, pa aksidente, pa zenka politike si komente, injorime,apo deklarata renduese  , pa vjedhje , pa  plaçkitje, mos harro të ma ngrohësh vendin  si të ishtë piku i verës , dhe të mos mi ndash shqipëtaret si sot,  të pakten këtë here dhe këtë here t’mi mbash bashkë ore Diell dimëror të bashkuar . 

Të paktën këtë e di jo si legjend, se tije Diell dimeror ku më shum të ftoh se sa të  ngroh, por për këtë nuk ke faj ti e as dimri yt i acar.   

Lajme të ngjashme

Back to top button