Arrestohet Qamili, i arratisuri nga Idrizova

Tridhjetë e tre vjeçari Jasin Qamili nga fshati Nerashat i Tetovës, i cili para një muaji u arratis nga burgu i Idrizovës, u arrestua.

Ai ishte edhe i akuzuar edhe dëshmitar në procesin për vrasjen e dyfishtë në Odër në vitin 2002 kur disa banorë në pritë kishin sulmuar një polic sepse ai nuk u kishte ndihmuar në nxjerrjen e pasaportës për një kriminel.

Pas incidentit, për Qamilin flitej se është i vdekur, por MPB e zbuloi atë dhe e arrestoi.
Sipas policisë, Jasin Qamili duhej të qëndronte në burg për 5,6 vite me radhë, ndërsa në Idrizovë kaloi nëntë vite për vepër penale “plaçkitje”. Ai është zbuluar dhe është arrestuar në Tetovë, prej ku menjëherë është bartur në burgun e Shkupit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button