Numerologjia: Sa përputheni, zbuloni numrin personal të partnerit

Me mbledhjen e numrave të datës suaj të lindjes, do ta fitoni numrin tuaj personal i cili sipas numerologjisë, do t’i përshkruajë karakteristikat e personalitetit tuaj. Përpos kësaj, shumë lehtë mund ta zbuloni dhe karakterin e të dashurit/rës dhe shikoni sa përputheni njëri me tjetrin.

Ja se si ta llogarisni numrin tuaj personal:
Shembull, në qoftë se keni lindur më 22.05.1981 atëherë mblidhni të gjitha numrat: 2+2+0+5+1+9+8+1=28;  2+8=10; 1+0=1

1

Ju jeni person i cili çdoherë është një hap para kohës. Çdoherë në kokë ju  vijnë ide të reja. Liderët më të mëdhenj kanë lindur me këtë numër  personal. Posedoni fuqi të madhe  për  t’i bindur njerëzit. Jeni ambiciozë, ndonjëherë edhe më shumë se sa që duhet, e keni të vështirë të jepni dorëheqje nga idetë e juaja  dhe prandaj ndonjëherë keni vështirësi në jetë. Mirëpo, ju nuk frikoheni nga asgjë dhe mund ta tejkaloni çdo pengesë.

2

Ju keni një shpirt të vërtetë artistik. Jeni të krijuar për dashuri, për të dhënë dhe për të ndarë çdo gjë që keni. Më e rëndësishme për ju është esenca se sa forma. Në qoftë se nuk jeni të rrethuar me dashuri, do të ndjeheni sikur të mos keni asgjë, por janë të rrallë personat të cilët janë lindur me këtë numër dhe nuk kanë dashuri, pasi që brendësia juaj është shumë tërheqëse. Keni aftësi të përfitoni kë të dëshironi ju.

3

Ju jeni person që qëndron me dy këmbët në tokë. Gjërat i shihni në mënyrë reale, edhe tek vetja, por edhe përreth. Nuk ju ndodh të fantazoni shumë. Pikërisht kjo ju bën miq të mirë. E dini masën e duhur për çdo gjë dhe kjo ndoshta ndonjëherë ju bën probleme me personat e gjinisë së kundërt. Nuk mund të jetoni pa dashuri, por edhe nuk do të duroni gjërat  të cilat ju pengojnë. Shpeshherë mund të ju ndodh të ndiheni të palumtur.

4

Jeni person me vullnet dhe shumë praktik. Njerëzit mund t’ju besojnë juve, sepse çdoherë e realizoni atë që premtoni. Jetën e keni kuptuar shumë seriozisht dhe nuk dini të argëtoheni shumë dhe prandaj e prisni përgjegjësinë e njëjtë edhe nga ata që ju rrethojnë, për çka jeni mjaft jo tolerantë ndaj partnerit dhe tjerëve që ju rrethojnë.

5

Ju keni një shpirt të mrekullueshëm. I posedoni të gjitha vetitë  që duhet t’i ketë një person i kompletuar. Jeni argëtues, inteligjentë, me shumë energji, e çmoni dashurinë, i respektoni miqtë, jeni optimistë… prandaj, shpeshherë ndjeheni të lumtur dhe të plotësuar.

6

Ju jeni person shumë i butë. Jeni të ndjeshëm dhe me plot kuptim për të tjerët. Prandaj edhe ndjenjat mund të ju lëndohen shumë lehtë. Keni shpirt artistik, keni shije për bukuri dhe edhe vetë posedoni bukuri fizike. Mund t’ia fitoni zemrën dikujt në shikim të parë, ndërsa njerëzit rreth  jush edhe më shumë ju duan kur t’ju njohin nga pranë.

7

Ju jeni person mjaft i kujdesshëm dhe i gjindshëm. Për ju mund të thuhet se posedoni inteligjencë praktike. Jeni të mençur, por këtë mund ta përdorni në dobi tuajën. Do të keni shumë sukses në jetë, sepse dini se si ta përdorni potencialin mendor që posedoni.

8

Sipas jush, çdo gjë në jetë ka një dobi praktike dhe prandaj ia arrini që të gjitha gjërat t’i ktheni në dobi tuajën. Për ju, edhe dashuria është e dobishme, prandaj nuk hyni në një lidhje pa e menduar se cila është dobia nga ajo lidhje. Në mënyrë të ngjashme i përjetoni edhe miqtë, gjegjësisht ata i shihni si bashkëpunëtorë profesionalë nga të cilët mund të keni dobi. Kjo aspak nuk do të thotë se jeni person negativ apo vetjak që vetëm i shfrytëzon njerëzit, por se thjesht, jeni shumë praktik.

9

Në qoftë se dikujt i nevojitet ndonjë këshillë në lidhje me atë se si duhet të veprojë në një situatë të caktuar, mund t’ju drejtohet ju. Ju çdoherë do të dini se cila është gjëja e duhur dhe cila jo. Sinqeriteti është vetia e juaj kryesore si dhe themeli sipas të cilit e ndërtoni jetën tuaj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button