Njerëzit, thjesht, janë të “zbrazët”

Në vitin 1969 publicisti John Martin i kishte ofruar atëherë shkrimtarit ende të pa afirmuar Charles Bukowski pagesë prej 100 dollarësh (tani 490 dollarë) me kusht që ai ta len punën (Bukowski ka punuar në postë) dhe të bëhet shkrimtar. Bukowski, i cili atëherë kishte 49 vjet e bëri atë, ndërsa pas dy viteve filloi të fitonte para nga shkrimet e tij. Falënderues ndaj shërbimit të madh që ia kishte bërë Martin, në vitin 1986 Bukowski i shkroi një letër atij në të cilën tregon se sa i lumtur është për  shkak të vendimit të tij.

Për fat të keq, krahas kënaqësisë së shkrimtarit të njohur, mund të vërehet se gjërat që nga viti 1986 deri më sot nuk kanë ndryshuar shumë. Më e keqja është se mund t’i dallojmë edhe kushtet në të cilat punojmë ne sot në Maqedoni.

“Përshëndetje John,

Të falemnderit për fjalët e mira. Mendoj se nuk dhemb kohë pas kohe të kujtosh vendin nga vjen. Ti e di se nga vij unë. Por, njerëzit të cilët mundohen të shkruajnë ose të xhirojnë filma për të, nuk e kuptojnë. Ata e quajnë atë “punë prej në 9 deri në 5”. Asnjëherë nuk është prej në 9 deri në 5, atje nuk ka pauzë dreke, në fakt është më mirë të mos bësh pauzë në qoftë se dëshiron ta mbash atë punë. Ka edhe punë jashtë orarit, por atë rrallëkush e vëren. Nëse ankohesh, çdoherë ka ndonjë person të ri që pret për të të zëvendësuar.

E di se çdoherë kam thënë:

“Robëria asnjëherë nuk është anashkaluar, vetëm se tani praktikohet mbi të gjitha rasat.”

Më së shumti më dhemb ajo që vazhdimisht po zvogëlohet njerëzimi tek ata që në mënyrë të patjetërsueshme mundohen t’i mbajnë vendet e tyre të punës, ndërsa edhe më shumë frikohen nga alternativa. Njerëzit thjesht janë “të zbrazët”. Njerëzit janë trupa të mbushur me frikë dhe përkulje. Nuk kanë ngjyrë në sy. Zëri u bëhet i shëmtuar. Edhe trupi. Edhe flokët. Edhe thonjtë. Këpucët. Çdo gjë.

Kur isha i ri nuk mundesha të besoj se njerëzit mund ta shpenzojnë jetën e tyre në një vend pune me kushte të tilla. Tani  kur jam  plakur,  ende nuk mund ta besoj një gjë të tillë. Përse e bëjnë atë? Për seks? Për të pasur televizor? Veturë të cilën e paguajnë me këste mujore? Ose për shkak të fëmijëve? Për shkak të fëmijëve të cilët do t’i bëjnë pikërisht gjërat e njëjta si edhe ata?

Më herët, kur isha i ri dhe kur zhvendosesha nga një vend pune në një tjetër, isha mjaftueshëm naiv për t’ju thënë kolegëve:

Hej, shefi mund të hyjë këtu në çdo moment dhe të na përjashtojë të gjithëve nga puna, pa e lëvizur syrin aspak, kuptoni?

Ata vetëm më shikonin të zbehur. Për ta, unë isha diçka për të cilën nuk dëshironin të mendonin. Sot në industri ka shumë përjashtime nga puna. Të përjashtuar së bashku me qindra dhe mijëra tjerë, fytyrat e punëtorëve të prishura:

“Aty lash 35 vite të jetës…”
“Kjo nuk është mirë”
“Nuk e di çfarë do të bëj tani…”

Ata asnjëherë nuk i paguajnë mjaftueshëm robërit që ata të jenë të lirë, por vetëm sa për të mbijetuar dhe të kthehen përsëri në punë. Unë e shoh këtë. Por, pse ata nuk mund ta shohin? Unë kuptova se është mirë të rish ulur në një park apo të jesh njeri i kafeve. Pse të mos e provoj atë para tjetrës? Pse të pres?

Mbaj mend, njëherë kur punoja në fabrikë për poça elektrikë, një nga punëtorët që paketonte më tha:

“Asnjëherë  s’do të jem i lirë”

Pikërisht në atë moment pranë nesh kalonte njëri shef (quhej Morrie) dhe buzëqeshi ëmbël, duke u kënaqur nga fakti se ky njeri kishte ngecur aty për tërë jetën.

Kisha fat të dal nga ato qarqe, pa marrë parasysh se sa kohë më është dashur ta arrij atë, prapëseprapë fitova ndjenjën e gëzimit, një gëzim tejet i bukur nga mrekullia që e përjetova. Tani në letër po bart mendime nga një mendje dhe trup i vjetër, shumë më vonë nga që shumica e njerëzve kishin menduar të fillojnë ta bëjnë atë, por meqë kam filluar kaq vonë, ia kam borxh vetes të vazhdoj me këtë, ndërsa kur do të filloj të kem problem për tu ngjitur shkallëve dhe të mos mundem të bëj zog nga letra, atëherë do të mund  të kujtoj se çfarë krejt kam kaluar për të arritur së paku deri te mundësia për të vdekur me dinjitet.

Të mos e shpenzosh tërë jetën kot, si duket është një sukses i madh, madje edhe nëse bëhet fjalë vetëm për mua.

I yti, 
Hank “

Lajme të ngjashme

Back to top button