Sonte hapet Festivali i filmit të ri Gjerman në Tetovë

Sot, më 8 tetor, me fillim në orën 19:00, në  hapësirat e Qendrës për Kulturë – Tetovë do të bëhet hapja solemne e “Festivalit të filmit të ri gjerman”.

Hapjen e festivalit do ta bëjë  ambasadorja e R.F. të Gjermanisë H.E. Gudrun Steinacker. Në hapjen e festivalit do të shfaqet filmi më i shpërblyer gjerman  për 2011 “Der Albaner” (Shqiptari) me regji  të Johannes Naber. 

“Der Albaner” (Shqiptari)  është një film që flet për Arbenin, një shqiptar i ri cili nuk ka mundësi të shkojë në shkollë. Ai detyrohet të punojë ilegalisht në Greqi, mirëpo paratë që fiton nuk i majftojnë për të ushqyer familjen e tij, e cila jeton në një fshat të vogël në malet e egra. Atij i nevojiten 10 000 euro; e dashura e tij është shtatzanë. Fisi i saj e “burgos” vajzën në shtëpi, derisa Arbeni të sjell paratë. Arbeni vendos që të punojë ilegalisht për të siguruar paratë, në Gjermani pa ditur asnjë fjalë gjermanisht. Ai takohet me Zllatkon i cili e vë në kontakt me një bandë kontrabandistësh. 

Ky film ka të fituar çmimin “Max Ophus” 2011, dekorimin për aktorin më të mirë në Festivalin e 47-të në Antalia dhe në festivalin e 32-të Ndërkombëtarë në Moskë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button