Shpërthen bombola në Itali, mes të plagosurve 2 fëmijë shqiptarë

10 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në një apartament në Formia të Italisë pasditen e sotme, ku mes tyre ka mbetur i dëmtuar një i sapolindur dhe dy fëmijë të moshës 8 dhe 5 vjeçare, njëri italian dhe dy të tjerët shqiptarë. 

Siç informon noa.al nga shpërthimi dy apartamente janë djegur plotësisht dhe një i tretë është dëmtuar rëndë. 

Mësohet se rrjedhja e gazit ndodhi në një hyrje të pallatit e cila banohej nga një familje shqiptare e cila e kishte marrë me qera dhe jetonteprej kohësh atje. 

10 banorë, mes tyre 3 fëmijët u dërguan me urgjencë drejt spitalit si rrjedhojë e plagëve të marra, ndërsa kryefamiljari i banesës ku rrodhi gazi u shoqërua në polici./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button