Zgjohu: VMRO dhe LSDM me qëndrime antishqiptare

Lëvizja Qytetare Zgjohu përmes një komunikate për media ka reaguar në qëndrimet e partive maqedonase gjatë seancës për votëbesim të Qeverisë.

“Lëvizja Qytetare ZGJOHU! shprehet e dëshpëruar nga qëndrimet e partive politike maqedonase gjatë seancës parlamentare për mocionin për votëbesim të Qeverisë të thirrur nga opozita maqedonase” – thuhet në reagim.

Sipas tyre, mocioni i LSDM-së ka qenë një mocion antishqiptar, ndërsa fjalimi i kryeministrit, shprehje e ndjenjave të komunitetit të cilin ai përfaqëson.

“Mocioni opozitar për votëbesim i LSDMsë ishtë plotësisht kundër shqiptarëve në Maqedoni dhe vlerat të cilat janë të shenjta për shqiptarët si: gjuha shqipe, flamuri kombëtar, hymni kombëtar, UÇK, riemërtimin e shkollave me emra të veprimtarëve kombëtar, etj. Një iniciativë e tillë dëshmon që koncepti i LSDMsë mbetet i pareformuar dhe i ngjason viteve të 90 kur shqiptarëve ju mohoheshte e drejta për gjuhë, arsim, simbole kombëtare, etj.

 Nga ana tjetër, fjalimi i Kryeministrit dhe Kryetarit të VMRO DPMNE ishte tërësisht i njëanshëm, nga pikëpamja e tij personale që pretendonte të përfaqësojë ndjenjat vetëm të komunitetit të cilit ai i përket. Duke përsëritur qëndrimet e veta intime, Kryeministri Gruevski edhe njëherë tregoi se është kryeministër vetëm i anëtarësisë së partisë së vet dhe të komunitetit të vet. Ai, sikurse edhe LSDM, nuk bën asnjë përpjekje të demonostron se shqetësohet edhe për fatin e shqiptarëve dhe të të tjerëve në Maqedoni. Ne, në ZGJOHU! kemi një lajm për Kryeministrin, VMROnë dhe LSDMnë, Ligji për “branitella nuk kalon” – thuhet më tej në komunikatën e Zgjohut.

 Fjalimin dhe mënyrën e shprehjes së Gruevskit ata e cilësojnë si stil diktatorial dhe absolutist të të shprehurit.

“Lëvizja ZGJOHU! konsideron se stili i të shprehurit “unë nuk do të lejoj…” është një stil i tejkaluar qëmoti, është përdorur nga diktatorë dhe sundues absolutist jodemokratik. Maqedonia është shtet demokratik dhe multietnik me institucione të veta shtetërore të cilat në vend se të përforcohen, opinionit i servohen qëndrimet personale të kryeministrit si të paprekshme dhe të padiskutueshme” – thonë nga Zgjohu.

Lajme të ngjashme

Back to top button