Veles, nëna vret djalin e saj 5 vjeçar

35 vjeçja Xhevahiri Ajrulla nga fshati Jabollçishtë i poshtëm, Veles, dje rreth orës 16:10 minuta me pistoletë e ka goditur djalin e saj 5 vjeçar, i cili i është nënshtruar plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Siç kanë treguar dëshmitarët okular, ajo e ka marrë djalin për dore, e ka dërguar në vendin e quajtur Pllaka e Nurishovës, ka nxjerrë pistoletën, ka shkrepur në bark të Salko Hamdoviqit, i cili ka ndërruar jetë në vend ngjarje.

Vrasja është kryer para syve të shumë kalimtarëve. Gruaja është burgosur menjëherë, pas çka është dërguar në spitalin neuro psikiatrik në Shkup. Policia po punon në rastin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button