Grekët e kërcënojnë me vdekje aktorin shqiptar

Simpatizantët e “Agimit të Artë” në Greqi kanë kërcënuar me vdekje regjisorin dhe aktorin shqiptar, Laert Vasili. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, kur ai ka qëndruar plotë 12 orë i ngujuar në teatrin grek të Athinës që gjendet në “Rrugën e shenjtë”.

Nërsa grupe ultranacionalistësh grekë bënin thirrje antishqiptare “Shqiptarë, do t’ju vrasim, do t’ju djegim të gjallë!” dhe premtonin se do t’i merrnin jetën.

Shkak për këtë është bërë tematika e shfaqjes, që pretendohet të ketë përmbajtje fyese për besimtarët ortodoksë dhe Krishtin.

Vetë Laert Vasili, ka thënë dje për “Gazeta Shqiptare” se gjithë kjo është nxitur nga Kisha Greke në Athinë, e cila iu është drejtuar besimtarëve me fjalët: Kush e ndjek shfaqjen, i përket Satanait.

“Ka ikur koha e inkuizicionit, kur Kisha i dënonte njerëzit si Galileo Galilein dhe Xhordano Brunon. Jam i lumtur që vendimet e saj nuk zbatohen më”. Kështu u shpreh Vasili, pasi i shpëtoi ‘atentatit ekstremist’ grek ndaj tij.

Në intervistën, dhënë “Gazetës Shqiptare”, ai rrëfen frikën për jetën në shtetin fqinj, se si Kisha Greke nxit urrejtjen, mungesën e interesimit nga shteti shqiptar dhe premtimin se asgjë nuk do ta ndalë.

“Ka qenë pasditja e të enjtes, data 4 tetor, kur grupe ekstremistësh ultranacionalistë grekë kanë bllokuar hyrjen e teatrit në “Rrugën e Shenjtë”. Me banderola nëpër duar, simpatizantët e “Agimit të Artë” në Greqi, kanë bërë thirrje për ta ndaluar shfaqjen, që sipas tyre ofendon Krishtin, ndërsa më kanë kërcënuar me vrasje. Ata janë shfaqur para teatrit rreth orës 17:00 të pasdites, ndërsa aty kanë ardhur edhe forca të shumta policore, që kanë ndaluar hyrjen e tyre në ambientet e teatrit. Ne atë natë kishim premierën e shfaqjes teatrale “Corpus Kristi”, e cila është shfaqja ime e tretë si regjisor në shtetin grek. Me dy shfaqjet e para unë kam dërguar në Greqi dy çmime të para ndërkombëtar” ka thënë Vasili.

Lajme të ngjashme

Back to top button