LDK: Nuk bëhet integrimi në BE me arrestime

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se integrimi evropian i Kosovës nuk sigurohet përmes arrestimeve dhe burgosjeve, por me vende pune dhe qeverisje efektive që zvogëlojnë emigracionin drejt BE-së.

LDK vlerëson se intensifikimi i arrestimeve dhe burgosjeve po bëhen vetëm sa për të arritur ‘kuotat’ dhe për t’u treguar para BE-së se kinse po luftohet krimi.

LDK beson se shkelësit e ligjit dhe kriminelët kryesor nuk po preken. Përkundrazi, disa prej krimeve më serioze në historinë e pasluftës mbesin të pa zbardhur, thuhet në kumtesën e lëshuar nga LDK-ja.

Partia më e madhe opozitare në vend vlerëson se nuk mund të sigurohet raport pozitiv i fizibilitetit përmes rritjes së shifrave për arrestime dhe burgosje, të prezantuara me pompozitet në konferencat e Ministrit të Brendshëm dhe zyrtarëve policorë.

Ky subjekt poltiik vlerëson se ky mentalitet i të vepruarit nuk e ndihmon Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane.

“LDK vlerëson se spektaklet e shumta policore kanë për qëllim vetëm denigrimin e personaliteteve dhe kundërshtarëve politik. Këto veprime po e degradojnë procesin e integrimeve duke e cilësuar Kosovën si shtetin më policor dhe më të korruptuar në rajon”.

Lajme të ngjashme

Back to top button