Strazburg, policia vrau teroristin dhe arrestoi 11 të tjerë

Policia franceze vrau një person dhe arrestoi 11 të tjerë në një operacion anti-terror në qytetet e vendit dje. Autoritetet franceze i kanë lidhur të dyshuarit me shpërthimin e bombave të zjarrit muajin e kaluar në një dyqan hebraik ushqimor në periferi të Parisit informon VOA.

Prokurori i kryeqytetit francez, Fransua Molins, u tha gazetarëve se personi i dyshuar, 33-vjeçari Jeremie Sidney, u vra nga policët kur ai hapi zjarr kundër tyre gjatë operacionit të kryer dje në Strasburg.

Prokurori e përshkroi Sidney si person delikuent që kishte lidhje me radikalistët islamikë. Molins tha se policia e kishte gjetur gjurmët e DNA-së së Sidnint në një granatë që shpërtheu në muajin shtator në një dyqan hebraik pranë Parisit.
 
Molins tha se policia kishte marrë në pyetje 11 të tjerët pas operacionit që u krye në pjesën jugore të Francës dhe në rajonin e Parisit. Disa të dyshuar të tjerë janë ende të lirë. Prokurori tha se të gjithë të dyshuarit ishin shtetas francezë dhe të paktën tre prej tyre kishin dosje në polici.

Molins tha se policia ndjekur dhe goditur një celulë terroriste, operacion që u lavdërua nga Presidenti i Francës, Fransua Olond.

Shpërthimi i granatës në shtator ndoshi gjatë protestave të myslimanëve të indinjuar kundër botimit të karikaturave në Francë dhe një videoje të pa redaktuar amerikane që talleshin me Profetin Mohamed.

Shqetësimt në Francë lidhur me intensifikimin e radikalizmit islamik këtë vit, pasi islamisti Mohamed Merah vrau shtatë vetë në qytetin jugor të Tuluzë. Katër nga të vrarët ishin hebrej.
 
Të mërkurën, qeveria socialiste franceze paraqiti një ligj për shtimin e kompetencave të policisë për të gjetur dhe arrestuar njerëzit që marrin pjesë në stërvitjet luftarake në kampet e zonave të konfliktit si në Pakistan dhe Afganistan. I tillë ishte edhe rasti i Merahut. /VOA

Lajme të ngjashme

Back to top button