Sot temperatura verore, prej të hënës vijnë ato dimërore!

Sinoptikët edhe për sot kanë paralajmëruar mot me diell dhe te freskët, ndërsa gjatë natës ka mundësi për paraqitje të dobëta shiu.

Temperaturat e mëngjesit lëvizin prej 4 deri 15 gradë, ndërsa ata të ditës do të arrijnë deri më 31 gradë.

Edhe në Shkup e rrethinë mot i ngjashëm, me temperatura minimale 11 ndërsa maksimalja e ditës 28 gradë.

Nga dita e hënë temperaturat do të shënojnë rënie. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri më 24 °C. Kurse për të martën, është paralajmëruar mëngjes dimëror, temperatura do të jenë minus 3 gradë në mëngjes, kurse gjatë ditës më e larta pritet të ngjitet në 23 °C./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button