Janeva i ka njoftuar sot kolegët në PSP se është në pushim mjekësor

Shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva pas tre ditësh heshtje, ka dërguar njoftim deri te kolegët e saj se, është në pushim mjekësor, transmeton Portalb.mk.

Siç bëjnë të ditur për Radio Evropën e Lirë në gjuhën maqedonase, një njoftim i tillë në PSP është dërguar gjatë pasdites së djeshme, pasi që shumica e mediave publikuan informatën se për tre ditë me radhë Janeva nuk ka shkuar në punë.

Shkuarja në pushim mjekësor e Janevës vjen tre ditë pasi që iu konfiskua telefoni mobil, për aktivitete të mëtutjeshme për lëndën e cila u hap më 15 korrik 2019-të nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në lëndë të dyshuar janë Bojan Jovanovski i njohur si “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si “Zoran Kiçeec”, se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet një prokurori publik, i cili jozyrtarisht thuhet se është pikërisht Katica Janeva.

Janeva ka deponuar edhe dorëheqjen 4 orë para se të arrestohet “Boki 13” në vendkalimin kufitar në Bogorodicë.

Ndryshe, “Boki 13” është paraburgosur pasi që PTHP-ja për ndjekjen e krimit të organizuar ka hapur lëndë ku ata janë të dyshuar për reket të biznesmenëve nëpërmjet prokurores publike, e cila jozyrtarisht thuhet se është Katica Janeva e PSP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button