Haraçinë, kërkohet rregullimi i urës së vdekjes (FOTO)

Rruga tek ura që e lidh Likovën, Haraçinën dhe Hasanbegun, e njohur si R101, është më e rrezikshmja e kësaj ane.

Kjo për faktin se hyrje-daljet e saj nga autostrada nuk janë të rregulluara siç duhet dhe thuajse çdo javë ndodhin ndeshje, ndërsa ka pasur edhe raste kur kanë përfunduar në mënyrë fatale dhe janë shënuar dhjetra viktima. 

Këtë e konfirmon edhe vetë kryetari i Komunës së Haraçinës Bastri Bajrami, por edhe qytetarët të cilët qarkullojnë cdo ditë andej. Bastri Bajrami, ka njoftuar me këtë problematikë edhe ministren Gordana Jankullovska, por edhe Nevzat Bejtën, nga të cilët ka marrë garanci se do të rregullojnë atë.

“Unë kam njoftuar edhe ministren e punëve të brendshme edhe atë të pushtetit lokal për këtë udhëkryq. Kjo është një pikë e zezë, çdo javë kemi incidente, kemi mbi dhjetë viktima në këtë vend. Këtu kur është rregulluar atëherë me projektet rruga regjionale 101, si duket nuk është bërë ashtu siç duhet dhe tani shpresojmë se në të ardhmen edhe ky vend të rregullohet, pasi që gjatë stinës së dimrit kemi edhe më shumë incidente këtu. Kjo rrugë R101 është rruga me frekuentim që lidh Kumanovën, Likovën, Haraçinën dhe Hasanbegun. Prandaj kisha apeluar të merret një iniciativë sa më shpejtë dhe të mos pësojnë qytetarët” tha Bajrami.

Në vend ngjarje ka qëndruar edhe Nevzat Bejta, ministër i pushtetit lokal, i cili premtoi që në afat sa më të shkurtë të zgjidhet ky problem.

“Kemi dalë këtu tek udhëkryqi për shkak se kryetari i Komunës na njoftoi se këtu ka shumë aksidente dhe si ta zgjedhim këtë problem, për këtë do të angazhohemi në Qeveri. Ashtu siç është zgjedhur problemi në udhëkryqin e Zdunjes në Komunën e Gostivarit, e njëjta të zgjidhet edhe në udhëkryqin që është në suaza të  Komunës së Haraçinës dhe ka lëvizje të madhe të veturave, që në të ardhmen të mos ketë aksidente dhe mos të pësojnë qytetarët, çdo gjë e bëjmë në interes të qytetarëve” tha Bejta.

Qytetarët e Haraçinës, nuk kanë nguruar të shprehin pa kënaqësinë për rrugën në fjalë, madje rastisëm edhe në të tillë të cilët personalisht kanë bërë ndeshje në të njëjtin vend.

“Unë jam banor i Haraçinës. Ajo rrugë na pengon shumë, na pengon jo 100 % por 200%, nuk është e rregulluar si duhet, dhe çdo javë ka tre-katër ndeshje. Unë kam qenë dëshmitarë kur ka pasur një ndeshje, dhe një person ka vdekur në vend ngjarje, sepse unë vozis çdo ditë me kombi. Këtu s’ka nevojë për semaforë, por duhet të rregullohen hyrje-daljet e saja” tha një banor.

.

.

“Ura te Davosi është shkak ku bëhen çdo ditë ndeshje, çdo dit ka viktima. Atë urë maqedonasit e kanë rregulluar ashtu qëllimisht që të mbysin shqiptarët, sepse është në hyrje të Haraçinës, ku jetojnë shqiptarët. Në këtë urë nuk bën as hyrja, as dalja…asgjë s’është e rregulluar mirë. Aksidente ka çdo ditë, duhet të intervenojnë inxhinierët, ta rregullojnë si duhet siç janë urat nëpër gjithë botën. Kjo rrugë është problem jo vetëm për banorët e Haraçinës, po për Kumanovë dhe Veles e Shkup” tha ai.

.

“Shumë është problem për të gjithë banorët. Aty janë bërë shumë ndeshje. Unë para tre vite aty kam bërë ndeshje me një kombi, kombi ka rënë nën urë me 10 persona. Pastaj shumë njerëz janë mbytur. Është problem aty sepse hyrjet janë shumë afër dhe për shkak të lartësisë nuk shihet asgjë, kjo është problem për të gjithë, dhe u pengon të gjithëve. Hyrjet që ngjiten prej autobanit janë shumë problem. Nuk shkon java aty pa u bërë një incident, ka pas raste tragjike, tre katër persona vetëm kanë vdekur” tha një banor tjetër.

.

“Shumë problematike është kjo urë, kanë ndodhur më se 100 incidente trafik të komunikacionit, ka pasur rast edhe me vdekje, një bashkë fshatar i yni ka vdekur aty, kështu që duhet të ketë një rrugë dalje aty. Ata që dalin prej autostradës prej unazës së re, nuk kanë pamje, as ne nuk kemi pamje kur hipim në urë, e as ata që dalin, kështu që taksirat. Incidente ka thuaj se çdo ditë, vozitet shpejtë dhe paraqiten shumë probleme” tha një banor tjetër i Haraçinës.

Kjo rrugë është në territorin e Komunës së Gazi Babës, por nën ingerenca të Qytetit të Shkupit, pasi me rrugët regjionale udhëheq Qyteti i Shkupit dhe Agjensioni Rrugët e Maqedonisë. ./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button