Ziadin Sela, kandidat i PDSH-së për Strugën?

Ziadin Sela, sipas gjitha gjasave do të jetë kandidati zyrtar i PDSH-së, në garën zgjedhore të 2013 për kreun e Komunës së Strugës, konfirmojnë burime të besueshme nga ky subjekt partiak . 

Kandidatura e Selës, po sipas këtyre burimeve do të publikohet zyrtarisht më 13 tetor ku ai edhe formalisht do të nominohet nga Kuvendi i degës së PDSH-së në Strugë, për këtë sfidë elektorale. 

Kandidatura e deputetit aktual Ziadin Sela, përveç se është përkrahur nga një pjesë e struktures së PDSH-së në Strugë, ka marr mbështetjen maksimale edhe nga lidershipi më i lartë i kësaj partie. 

Për këtë qëllim duket se ka qenë edhe vizita e Menduh Thacit, i cili gjatë gjithë ditës së sotme(e shtunë) ka qëndruar në Strugë, në takime të ndara me anëtarësinë e kësaj partie./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button