Zgjedhje të parakohshme, po ose jo?

Pyetëm qytetarët e Shkupit me të drejtë vote se sa janë të kënaqur nga qeverisja aktuale, a e përkrahin mendimin e zgjedhjeve të parakohshme si dhe cilën parti do e votojnë?

Përgjigjet e tyre ishin të ndara, për disa pushteti është nënë dhe për disa njerkë. 

Në vazhdim ua përcjellim anketën me qytetarët:

1.A jeni të kënaqur/a nga qeveria aktuale?

-Nuk jam e kënaqur aspak! Arsyet janë të shumta por një ndër të cilat mua më pengon është korrupsioni i madh, nuk punojnë për popullin dhe i plotësojnë interesat e tyre personale” tha Zehra Ajrovska.

A mendoni se do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe a mendoni se duhet të ketë?

-Mendoj se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme që të hapet mundësia për ndërrimin e qeverisë dhe shpresoj të ketë zgjedhje të parakohshme.

Cilin subjekt politik e përkrahni?

-Unë përkrahë RDK-në.

A keni njohuri se sa do i kushtonin zgjedhjet e parakohshme qeverisë?

-Me siguri që do ti kushton shumë, edhe pse unë nuk kam ndonjë njohuri ekzakte.

2. A jeni të kënaqur nga qeveria aktuale?

-“Po, shumë ! “ tha një pensionist maqedonas.

A mendoni se do të ketë zgjedhje të parakohshme, dhe a mendoni qe duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?

-Nuk mendoj se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme për arsye se ata të cilët kërkojnë zgjedhje të parakohshme, janë pikërisht ata hajdutët të cilët e vodhën qeverinë herën e fundit që ishin në të.

Çfarë partie politike përkrahni?

-VMRO-DPMNE.

A keni njohuri për atë se sa do i kushtonin zgjedhjet e parakohshme qeverisë?

-Jo nuk kam aspak njohuri për shpenzimet në zgjedhjet e parakohshme.

3.Me çka merreni?

-“Jam tregtar! “ tha Adnan.

A jeni të kyçur në ndonjë aktivitet politik?

-Jo nuk jam, mirëpo e përcjell situatën.

Cilën parti politike e përkrahni ju?

-Unë përkrah BDI-në.

Mendoni se BDI në mënyrë të duhur përfaqëson shqiptarët?

-Mendoj se po, sepse si është populli ashtu edhe kryeplaku i katundit, dhe besoj se ata janë më meritorët për këtë punë.

A mendon se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?

-Për mua është e njëjtë.

Çfarë prisni nga partitë politike?

-Shpresoj që të arrijnë të na bëjnë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike, dhe te Bashkimit Evropian.

4.Profesioni juaj?

-“Jam nëpunës shtetëror në ministrinë e Arsimit ! “ tha një i anketuar që deshi të mbetet anonim.

Sa mendoni që partitë politike shqiptare bëjnë për popullin shqiptar?

-Kanë bërë mjaftë, dhe vazhdojnë të bëjnë.

Çfarë kanë arritur të ndryshojnë tek shqiptarët?

-Ka pasur ndryshime të mëdha, kredibiliteti i shqiptarëve është rritur, punësime të reja, konkretisht jam un një prej punësimeve të tyre.

Pra, jeni të kënaqur nga kjo qeverisje, dhe nuk mendoni se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?

-Këtu nuk kam mund të jap ndonjë përgjigje finale.

Në rast se ndodhin zgjedhjet e parakohshme a do kishit votuar, dhe për kë?

-Normalisht, do kisha votuar, dhe partinë të cilën unë mendoj se ia vlen të votohet është BDI-ja.

Sa mendon që do i kushtonin zgjedhjet e parakohshme qeverisë në aspektin ekonomik?

-Nuk kam ide aspak.

5. Profesioni juaj?

-“Në pension! “ tha një pensionist.

A jeni të kënaqur me qeverinë?

-Po, jam tejet i kënaqur.

Çka mendoni për zgjedhjet e parakohshme?

-Mendoj se duhet të ndodhin sa më parë, që prapë VMRO t’a mposhtë Brankon dhe të tjerët sepse me të vërtetë VMRO, e meriton atë vend.

Diçka për të shtuar në fund?

-Po, do kisha cekur se Branko nuk mendon për popullin, dhe ai nuk meriton pushtetin, ai e vodhi herën e fundit kur ishte në qeveri.

6.Profesioni juaj?

-“Kontabilist!” tha një i anketuar.

A jeni të kënaqur me qeverinë?

-Aspak.

Atëherë, çfarë mendoni për zgjedhjet e parakohshme?

-Mendoj se nuk është momenti i duhur, por jam pro zgjedhjeve të parakohshme sepse është koha e fundit që të mposhtet kjo qeverisje nacionaliste e Gruevskit dhe e BDI-së.

Çfar partie përkrahni?

-E përkrah PDSH-në.

Në qoftë se ka zgjedhje të parakohshme, a dini, sa do i kishte kushtuar e tërë kjo qeverisë ?

-Duke pasur parasysh faktin qe nuk punojnë institucionet dhe qeveria ne përgjithësi, kam njohuri që ekonomikisht do i kushtonte diku rreth 1 milion euro.

Diçka për të shtuar?

-Dua të potencoj se duhet të jemi të kujdesshëm në çështjen e votimeve sepse ato vendosin ardhmërinë e të gjithë të rinjve, dhe mendoj se duhet të votohet me moral të pastër.

Intervistoi: Durim Zekiri

Lajme të ngjashme

Back to top button